Rama i quan gazetarët turmë: Protestuesit janë shkelës të të drejtave të njeriut

E mërkurë, 18 December 2019 12:03

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në Kuvend për paketën antishpifje, duke i quajtur kundërshtarët e kësaj nisme, një turmë që nuk lexon.

Ai tha se Gjermania ka ligjet më të ashpra në këtë drejtim. Sipas tij, nëse do ekzistonte ligji gjerman në Shqipëri, gazetarët do ishin në borxhe deri në fyt.

“Këtu jemi përballë një turme që nuk lexon dhe nuk dënjon të lexojë, madje e thotë hapur se çdo ligj cënon lirinë tonë. 

Sipas një raporti të OSBE, në tre të katërtat e shteteve anëtare, fyerja dhe shpifja janë vepër penale. Aktualisht ka disa qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari, 20 shtete, e parashikojnë fyerjen me dënim me burg. Së dyti, pesë shtete nuk e parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale, por e rregullojnë me pasojat në legjislacionin civil.
 

Legjislacioni më i ashpër është ai Gjermanisë. Kodi i tyre parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen. Prandaj është vendi ku rastësisht ka më pak fyerje dhe shpifje. Parlamenti francez ka publikuar një ligj për lajmet e rreme. Në SHBA, FBI ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo faqe interneti me përmbajtje që konsiderohet cënuese.

Gjithë kjo punë e bërë për të analizuar këto shtete dhe gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve, ndeshi që në fillim, pengesën nga përfaqësuesit e OSBE, BE dhe KiE, në formën e një fjalie: mos iu referoni këtyre shteteve se i kanë dënimet shumë të ashpra. Nëse ligji gjerman do ishte këtu, ata sot do të ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut, të shkeljes së dinjitetit në publik,” tha Rama.

“Më 26 nëntor ka humbur jetën një njeri, një baba, sepse dikush nga ata ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet. Dalja e atij lajmi e ka kthyer spitalin në udhëkryqin e një kaosi. Po ata që janë aty, kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte në morgun e spitalit njëqind të vdekur,” deklaroi kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...