Mendësia staliniste e shefit të Rilindjes

Tuesday, 24 December 2019 11:34

Shqiptarët sot morën mesazhin e qartë nga diktatori më i ri i Ballkanit. Asnjë komunikim me opozitën, nuk na duhet opozita, nuk na duhet Presidenti, do të vazhdojmë kështu siç jemi.

Pas dekorimit të Haxhi Lleshit kishte mbetur vetëm të shprehej personalisht nga ai që shqiptarëve do t’u merrej serish gjithçka.

Kryetari i sektit të Rilindjes deklaroi se do të vazhdojë në punën që ka nisur dhe sigurisht për këtë nuk I duhet asnjë oponencë.

Reflektimi në këtë mbledhje kryesie ishte zero. Rilindja do të vazhdojë të vjedhë me PPP-të, vendi do të shpopullohet sipas planit, vota do të vidhet me paratë e kokainës dhe me bandat, Shqipëria do të vazhdojë të jetë udhëkryq i trafikut të drogave të forta, ekonomia do të vazhdojë rënien pikiatë në humnerë.

Konkretisht u kuptua që nuk do të ketë as liri, as mirëqenie, as demokraci.

“Unë mendoj që vendi s’ka vakum, s’ka se Kuvendi funksionon, procesi legjislativ ecën, ne reformat po i cojmë përpara me prioritete që kemi përcaktuar. Do ishte mirë që PD të ishte në Parlament, ka marrë vendimin e vet të iki, është një vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vetë PD padyshim që s’e ka bërë më të mirë jetën politike të vendit por nuk është se e ka cënuar për mosfunksionim, mund të funksiononte më mirë, por gjithmonë, nuk ka diskutim që ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të diskutojme, të dëgjojmë, reflektojmë, kur ka ide pozitive, por ne jemi të votuar e dënuar të udhëheqim, s’jemi për të pritur që dikush të zgjohet nga gjumi apo të përfundojnë shtriqjen para se të vijnë në punë”, tha Rama sot.

Modifikuar më Tuesday, 24 December 2019 19:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...