Minishengeni, Henze: Rruga më e thjeshtë e Rusisë për të patur akses në rajon

E Enjte, 26 December 2019 14:58

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze ka reaguar sërish ndaj nismës së kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të ashtuquajturën “Minishengen Ballkanik”. Henze e ka kundërshtuar ashpër këtë iniciativë, e cila sipas tij, do të shërbejë si urë lidhëse e vendeve euroaziatike për të pasur akses në rajon. Teksa bën një analizë të marrëveshjes, Henze shprehet se prapa saj fshihet Rusia, pasi Serbia është ekonomikisht shumë e dobët për të qenë një fuqi rajonale. Ai shton më tej, se Rusia po e shtrin ndikimin e saj siç po bën me armët dhe pajisjet tekonologjike.

Rusia dëshiron të jetë fuqia e vërtetë , duke u fshehur kështu pas Serbisë. “Shengen” është një zonë ekonomike, BE është një zonë ekonomike dhe federate ruse është në Bashkimin ekonomik euroaziatik. Çfarë do të thotë kjo? Serbia është anëtare e asociuar e EAEU, dhe përmes “Mini-Shengenit”, rruga do të jetë më e thjeshtë për vendet euroaziatiake, për të patur akses në rajon. Meqenëse Shqipëria është aktualisht anëtare e NATO-s, kjo gjë bëhet e mundur. Kushdo që është pjesë e Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, është gjithashtu një aleat i rusëve.”, shprehet Henze.

Henze shton më tej se kjo çështje ka dy vite që diskutohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe kjo largon më tepër Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, për faktin se ky i fundit është në konkurencë më Bashkimin ekonomik euroaziatik, i cili tenton të largojë rajonin nga Perëndimi. Sipas Këshilltarit ekonomik të CDU-së gjermane, nisma dëmton gjithashtu edhe NATON.

“Minishengeni është gjithashtu një problem për NATO-n. Cfarë synon kjo nismë? Serbia do të ketë garanci për strukturat ekonomike në Shqipëri dhe të sajat, shtohen përpjekjet për të përçarë Kosovën, rusët kanë informacione të hollësishme për Ramën dhe Vuçiç, kështu që Rama ëshët i detyruar të bindet.”, thotë Henze.

Në këto kushte, Henze kërkoi reagim të menjëhershëm kushtetues të Presidentit, pasi duhet të mbrohen interesat e shtetit, që kjo nismë i cënon. Për ekspertin ekonomik gjerman, aleanca me Serbinë, ishte tradhti e Ramës ndaj kombit të tij dhe NATO-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...