Rruspat e Veliajt, parathënie e një 2020-e nën shenjën e dhunës së shtetit

E Enjte, 26 December 2019 18:15

Nga Ilir Nikolla

Projektimi i Erion Veliajt në vitin 2020 si një qeveritar i dorës së fortë, i rruspës dhe i kërbaçit, meriton një lexim përtej propagandës së ditës, mbi lojërat me pasardhësin e Ramës në PS. Shndërrimi i kryeqytetit në epiqendrën e investimeve okulte ka sjellë edhe ekspozimin e qytetit ndaj rreziqeve që normalisht s’do të duhej që t’i kishte. Kështu Tirana është vendi me pabarazinë më të madhe sociale në vend, dalëngadalë po shndërrohet në qytetin më të pasigurt në vend, me numrin më të lartë të vrasjeve, plagosjeve dhe kanosjeve, me një rënie drastike të nivelit të shërbimeve dhe me një mungesë të theksuar të perspektivës zhvillimore në një plan afatmesëm. Kjo kalamendje mes megalomanisë dhe brishtësisë së qeverimit vendor spikati në sytë e publikut gjatë ditëve pas tërmetit të 26 nëntorit, kur Tirana pësoi dëme kolosale në pallate, edhe pse s’figuronte në rrezen kryesore të tërmetit, kur pati një mungesë totale të ofrimit të shërbimeve për të dëmtuarit nga tërmeti dhe kur megastrukturat vendore u shndërruan në objekt të humorit popullor dhe talljeve kryeministrore.
Pra, në këto kushte, buxheti i 2020-s i bashkisë së Tiranës, po përvijon një qeverisje-tollumbace, e cila e ka humbur edhe atë pak autonomi që do të duhej të kishte, si një bashki gjigante, që menazhon qindra milionë dollarë taksa në vit. Ajo s’ka më kurrfarë pavarësie, projektet dalin nga stomaku skizofrenik i qendrës dhe vetëm më pas shndërrohen në vendime të qytetit, me shtojcën “për më tej, për investimin dhe zbatimin e projektit, do të mendojë qeveria qendrore”. Si në pikturat e Salvador Dalisë, sa më e fortë brishtësia, aq më e fryrë megalomania, prandaj edhe buxheti më i madh i kryeqytetit, duhet të shoqërohet me një shkallë të re të arrogancës.
Po si gjithmonë, një qeverim i përbërë veç nga propaganda (përveç shpërdorimit, kuptohet), çalon në ide, për shkak të keqpërdorimit, dhe Erion Veliajt i është dashur sërish t’i kthehet imazhit të rruspës, si një imazh retrograd që shet. Do prishim kasollen e teatrit Kombëtar, do prishim kasollet tek Unaza e Re (paçka se projektin do ta ndërtojë qeveria), etj, etj, do prishim... ishte refreni i bashkisë së kryeqytetit për 2020-n.
Nëse “të gjithëpushtetshmit” të bashkisë së Tiranës, me mijëra e mijëra rrogëtarë që paguhen si armë shtrëngimi, por edhe si armatë hosanarash, i duhet t’i rikthehet versionit të rruspës, cilat janë pritshmëritë për Edi Ramën e 2020-s. Me ç’pamë me minishengenin dhe gatishmërinë për të “by-pass”-uar Kosovën, duhet të presim më të këqijat, duhet të presim shkeljen e të gjitha vijave të kuqe të qeverisjes së mirë, por edhe më të këqijat në fushën e dhunës. Me fjalë të tjera, nëse një qeveritari vendor pa konkurrencë, i duhet në këto kohë ndihma e rruspës, Edi Ramës i duhet të shpikë një mekanizëm dhune edhe më efikase. E provoi pak me gjendjen e jashtëzakonshme të tërmetit, por bathët s’janë të mira. Me veglat e verbra me të cilat e ka mbushur qeverinë, s’është çudi që ai të adaptojë ndonjë “strategji finale” për likuidimin e bezdive që i shkakton opinioni publik. Këtu jemi në kufijtë e skizofrenisë, prandaj edhe dashnorët e mendimit të lirë dhe të aksionit të lirë, duhet të mendojnë përtej kufijve të opozitës tradicionale në një demokraci.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...