Krim shtetëror në Thumanë, Këlliçi: Stop show-t, të nisin hetimet

E Enjte, 26 December 2019 19:26

Në një mujorin e tragjedisë së 26 nëntorit, kreu i FRPD Belind Këlliçi ishte në Thumanë, ku së bashku me anëtarët e FRPD bëri homazhe mbi rrënojat e dy pallateve që i morën jetën 24 personave.

Sipas tij, shteti duhet të lerë show-n politik dhe të kthejë vëmendjen ndaj banorëve të prekur.

"Sot, në 1 mujorin e tragjedisë së 26 nëntorit, pas atij tërmeti që mori 51 jetë të pafajshme, ne vendosëm të ishim në Thumanë. Në vendin ku u shembën 2 pallatet, FRPD bëri homazhe duke vendosur lule për të kujtuar 24 viktimat që humbën jetët në këtë zonë.

 

Shteti duhet të lerë mënjanë show politik dhe të ketë vëmendje ndaj banorëve të prekur nga tërmeti dhe vlerësimi i shtëpive të dëmtuara duhet të jetë rigoroz dhe i vërtetë. Nëse do të ishin marrë masa pas tërmetit të 21 shtatorit, sot në Thumanë nuk do të kishim viktima. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Tragjedia e Thumanës ishte një tragjedi e paralajmëruar që në muajin shtator! Kjo që ka ndodhur në Thumanë është një krim shtetëror!

 

I bëjmë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet. Të zbardhet ngjarja për hir të viktimave dhe familjarëve të tyre. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi, në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëriten më dhe asnjë qeveritar të mos guxojë bëjë politikë me njerëzit në nevojë!", shkruan Këlliçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...