Meta: Maskarada me Dvoranin, turp ata ndërkombëtarë që Rama i ka futur në xhepin e vet

Premte, 27 December 2019 08:23
 
Duke komentuar deklaratën e Ramës se çdo hap të reformës në drejtësi, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese e ka bërë në konsultë me partnerët, presidenti Meta e konsideron një turp nëse ndërkombëtarët janë tallur  duke lënë pa gjykatë vendin tre vjet për të nxjerrë Dvoranin në krye.
 
I ftuar në “360 Gradë” në RTV Ora, Meta foli edhe për ata ndërkombëtarë që Rama i ka futur në xhep sipas tij, dhe për këtë ju referua zgjedhjes me 69 vota të kryeprokures së përkohshme.
 
Fajëson edhe opozitës, që sipas tij nuk i denoncon me emra.
 
Ilir Meta: Cilët ndërkombëtarë? Turp të kenë ata, edhe ky bashkë me ta, që nuk kanë respekt për Kushtetutën që votuan me 140 vota në Parlamentin e Shqipërisë. Turp të kenë ata ndërkombëtarë, turp të ketë dhe opozita që nuk ua thotë emrat, se opozita thotë se fajin e kanë ata që nuk votuan 7 ligjet për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, nuk është ashtu. 
 
Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjiodh në kundërshtim të qartë me Kushtetutën dhe nga ata lloj ndërkombëtarësh që ky e di sesi i ka futur në xhepin e vet. Dhe këto ishin rezultatet e Prokurorisë në dy vjet që keni parë ju, ashtu u tha atëherë që do të bëheshin suksese shumë të mëdha.
 
Po të mos jepnin vërtetimin mashtrues që është antikushtetues që i lejoi për ta zgjedhur me 69 vota nuk ndodhte ajo maskaradë. Ky thotë se edhe këtë maskaradën me Dvoranin e ka bërë me ndërkombëtarët, se kështu tha bashkë me partnerët tanë, nëse e kanë bërë akoma më turp.
 
Të tallen, të lënë një vend pa Kushtetutë tre vjet vetëm që të vijë Dvorani në krye dhe Dvorani pastaj në mënyrë të paligjshme ti rrëmbejë kompetencën kushtetuese Presidentit. Kam qenë dhe jam njeriu që i kam respektuar më shumë ndërkombëtarët kur sillen si partnerë, por nëse një palaço diplomat sillet si pushtues unë do ta trajtoj si pushtetues dhe do ti them edhe popullit shqiptar ta trrajtojë si pushtues.
 
Modifikuar më Premte, 27 December 2019 12:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...