Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës. Del parashikimi i Berishës

Premte, 27 December 2019 13:08

Gjykata e shkallës së parë në Durrës, ashtu sic parashikohej dhe e ka denocuar edhe ish-kryeministri Berisha,  liron nga burgu drejtorin e Kovalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjykatë ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi pranoi kërkesën e tij, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda. Doda akuzohej si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar disa dite me pare mesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shkruan se, Drejtori i Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda do të lirohet se po ndërhyn Taulant Balla. Qytetari shkruan se, Doda ka qenë edhe drejtor i burgut të minorenëve në Kavaje dhe i vidhte ushqimin të burgosurve minorenë, por nuk është proceduar për shkak të ndërhyrjes së Taulant Ballës.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Ahmet Doda, drejtori i nderteses vrasese i Kavalishencës do lirohet se po nderhyn Taulant Bego Yaris.

Ahmeti akuzohet se vidhte ushqimin ne burgun e minoreneve.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z. Berisha. Uroj te jeni mire me shendet. Doja te denoncoja nje fakt, persa i perket drejtorit te Kavalishences ne Durres. Drejtori AHMET DODA eshte kusheriri i pare i kryehalabakut Taulant BALLA. Dhe nuk ka asnje mundesi qe ai te denoet. Taulantinpo bene gjithçka per lirimin e tij.

jam 100% i sigurte qe neser ai do dali i pafsjshem dhe do denojne shefin e sherbimeve qe eshte mik i ngushte i Ahmet DODES. Kte gje qe pu ju shkruaj eshte lehtesisht e vertetushme. po te pyesesh ne durres te gjithe e dijen se kush eshte Ahmet DODA.

Ka qene edhe drejtor i burgut te minorenve ne Kavaje dhe i villte ushqimin te burgosurve minoren. Ju pershendes doktorr. Te lutem anonim sepse me heqin nga puna.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...