Vasili: Mbështetja që Rama i jep Serbisë duke anatemuar Kosovën dhe liderët, qartësisht tradhti ndaj saj

Premte, 27 December 2019 17:15

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka disa pyetje për kryeministrin Edi Rama duke iu referuar marrëveshjes së minishengenit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se Vuçiç është shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër NATO-s dhe kundër Kosovës dhe pyet se ku e gjen veten kryeministri Rama në këtë ndarje parimore diametralisht të kundër me të.

Çfarë ia ka mbyllur sytë Ramë, pyet më tej Vasili, duke e cilësuar mbështetjen që i jep Serbisë duke anatemuar Kosovën dhe liderët e saj si dhe duke legjitimuar anashkalimin e Kosovës pra faktikisht asgjësimin real të problemit të njohjes nga Serbia tradhti ndaj saj.

POSTIMI I VASILIT
Vuçiç kundër NATO-s dhe Kosovës, ç’hall i madh e shtrëngon Ramën të bëhet njësh me të!!
Presidenti i Serbisë Vuçiç është shumë i qartë në qëndrimin e tij kategorik kundër NATO–s.
Po ashtu është shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër Kosovës të cilën e konsideron pjesë të territorit të vet.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Vulin ka deklaruar kohë më parë pa ekuivok:
“Nuk di çfarë do të ndodhë kur Aleksandar Vuçiçi të mos jetë komandant suprem dhe kur ai të mos jetë President i Republikës. Ndoshta do të vijnë njerëz të tjerë, të cilët do të mendojnë ndryshe. Por, derisa ai të jetë Komandant Suprem nuk do të hyjmë në paktin NATO. Për këtë të mos ketë kurrfarë dileme dhe dyshimi”
“gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në kuadër të Traktatit të Sigurisë Kolektive. Këto vende nuk na kërkojnë të heqim dorë nga një pjesë e territorit” është shprehur ai.

Për Serbinë NATO është praktikisht një organizëm armiqësor tek i cili as nuk duan dhe as synojnë të jenë pjesë e saj.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, kontribuuese në të dhe politikisht e ka konsideruar një drejtim themelor të patjetërsueshëm të politikes të saj.
Ku e gjen veten Kryeministri Rama në këtë ndarje parimore diametralisht të kundërt me Vuçiçin për NATO-n.
Serbia nuk e njeh Kosovën dhe e konsideron pjesë të territorit të saj.
Shqipëria e ka një çështje themelore politike, strategjike dhe kombëtare raportin me Kosovën dhe njohjen e Kosovës prej shteteve të tjera, një nga objektivat qeveritare më të rëndësishëm të politikës së saj të jashtme.
Ku e gjen veten kryeministri Rama në raport me qëndrimin totalisht të kundërt dhe të egër të Vuçiçit ndaj Kosovës.
Projekti që mbështet Rama përmes Minishengenit sigurisht është një projekt i errët antishqiptar.
Mbështetja, që Rama i jep Serbisë duke anatemuar Kosovën dhe liderët e saj si dhe duke legjitimuar anashkalimin e Kosovës pra faktikisht asgjësimin real të problemit të njohjes nga Serbia është qartësisht tradhti ndaj saj.
Çfarë ia ka mbyllur sytë Ramës që e imponon të veprojë në këtë mënyrë antikombëtare?
Ç’detyrime e mbajnë lidhur Ramën që e bëjnë atë të mohojë çdo parim dhe të vihet në krah të anti-Natos dhe anti-Kosovës ?
Në ç’borxhe ka hyrë Rama dhe të ç’lloji janë ato që e shtrëngojnë në fyt dhe e detyrojnë të sillet si tradhtar i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë?

Cilit projekti i shërben Rama që e bën atë të harrojë qëndrimin e egër anti-Nato dhe anti-Kosovë të Serbisë dhe të pranojë gjithçka duke iu kundërvënë të gjithë shqiptarëve nga Tirana në Prishtinë?

Ka mjaft përgjigje të cilat kuptohen dhe mjaft të tjera, që koha dhe institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë do t’i zbardhin në mënyrë të pashmangshme…kësaj Rama nuk i shpëton dot në asnjë mënyrë.

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 17:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...