Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Konsumoni produkte shqip, kundërshtoni politikën oligarke të qeverisë

Premte, 27 December 2019 17:48

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke u uruar festën shqiptarëve, u ka sugjeruar atyre që të blejnë mallra shqiptarë, për të kundërshtuar ‘politikën prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve ku qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.’

‘Të nderuar miq!

Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës.

 

Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin.

 

Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare.

Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë.

Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.

Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira.

Gëzuar Viti e Ri jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinat tona.

Bleni shqip, konsumoni shqip, gëzoni shqip.

Gëzuar miq!

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 17:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...