Jo shtesën, po as pensionet! Pashpirtësia e Edvin Mafisë, si dhuratë për pensionistët!

Saturday, 28 December 2019 13:46

Pensionistët në të gjithë vendin janë shqetësuar në prag të festës së Vitit të Ri, pasi ata nuk po mundim dot as të marrin pensionin që u takon, pa folur këtu për shpërblimin minimal që iu akordoi qeveria.

Lumë mesazhesh për këtë shqetësim dhe me synimin për ta ngritur këtë problem më të zë të lartë që ta dëgjojë qeveria, i janë drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha, pasi i ka lexuar këto mesazhe, e ka konsideruar Pashpirtësi këtë sjellje të paprecedentë të qeverisë dhe kreu të saj ndaj shtresës më të varfër të popullsisë: “Pashpirtësia e Edvin Mafisë si dhuratë për Vitin e Ri për pensionistët! Jo shtesën, por pensionistëve dhe invalidëve nuk iu jepen pensionet! Krim! Krim! Lexoni mesazhet e pensionistëve dhe invalidëve.”

 

Përshëndetje Doktor Profesor Sali Berisha.

 

Unë që po të shkruaj jam nga Kukësi dhe këtu në Kukës na kanë bërë një padrejtësi; nuk na kanë ndarë pensionet e invaliditetit.

Kam shkuar e kam pyetur te bashkia e më thanë se nuk ka fonde. Si këta kriminelë të lënë të sëmurët pa festën e Vitit  të Ri dhe pa ilaçe?!

Unë ju shkrova juve, që ta publikoni këtë mesazh, se kjo qeveri ka mbaruar; mos pyet për popullin shqiptar në dorë të kujt ka rënë. Me respekt për ju, S. T. Ju uroj gëzuar festat e fundvitit.

Përshëndetje zoti Berisha.

Kam një denoncim në lidhje me pagat e invalidëve. Nuk iu kanë dhënë asnjë lek, as Niklës, as Bubqit. I kanë bllokuar hajdutët e kryeministrit, që ka mbas vetes. Nuk kanë lekë as për Vitin e Ri. Ju faleminderit shumë. Anonim ju lutem.

Përshëndetje doktor Berisha.

Kemi 10 ditë që presim të marrim “kemp”-et e akoma nuk i kemi marrë. S’ka fonde thonë, pas Vitit të Ri na thonë do t’i merrni. Po drogaxhiu del na thotë gëzuar Krishtlindjet!

Ku kemi festuar Krishtlindje ne invalidët e qytetit të Pogradecit! Me se t’i festojmë?! S’kemi! Ju lutemi, bëjeni publike ndoshta na i kalojnë nga e hëna se mbetëm pa ilaçe .

Mirëmëngjes dhe ju uroj gëzuar festat e fundvitit dhe një fundjavë të mbarë.

Kemi një problem. Kam bashkëshorten të verbër. Nuk kemi marrë lekët e pensionit të muajit dhjetor, as shpërblime. Ku do vemë?! Të ardhura të tjera nuk kemi më, me pension paguajmë drita ujë telefon,  për të marrë për festat nuk po mendojmë se nuk kemi të ardhura. nuk e di ç’do bëjmë sot, jemi pa lekë, nuk kemi ku të marrim bukë. Ju lutem bëjeni problem për lekët e pensionit të muajit. Me respekt B.K Kavajë

Modifikuar më Saturday, 28 December 2019 13:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...