Nga sigurimi te SPAK/ Roland Luçi: Vëllai im vazhdon të kërcënohet

Saturday, 28 December 2019 20:00

Ish-futbollisti i Kombëtares, Roland Luçi në një intervistë për Shijak Televizion, deklaroi se vëllai i tij Arbeni, vazhdon të përballet me presione dhe kërcënime.

Gjithçka është pasojë e publikimit të ngjarjes së vitit 1990, kur Arbeni u dënua për tentativë arratisjeje, pas hetimit të kryer nga hetuesi Arben Kraja, sot drejtues i SPAK.Luçi tregon për dhunën e ushtruar, zellin e tepruar të hetuesit, për ta klasifikuar Arbenin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, përcaktim që e çoi atë në Spaç.

Intervista e plotë e Roland Luçit me gazetarin Basir Çollaku:

Basir Çollaku: Roland përshëndetje! Faleminderit që jemi së bashku në këtë komunikim për të folur për një ngjarje, sa të shkuar por dhe një aktualitet të kthyer tashmë në Shqipëri. Rreth viteve ’90 vëlllai juaj është arrestuar për një vepër, e cila pothuajse ishte shkrirë me zhvillimet e kohës, për kalim të paligjshëm të kufirit. A e kujtoni ju këtë pjesë kur Arbeni u arrestua në vitet ’90?

Roland Luçi: Po e kujtoj krejt qartë ngjarjen e atyre ditëve edhe ngaqë u aktualizua ngjarja me zgjedhjen e ish hetuesit në atë kohë. Ngjarja rodhi kështu. Arbeni u largua për disa ditë nga shtëpia, ne nuk dinim se ku, por hamendësuam se mund të kishte diçka në lidhje me ambasadat, pasi shenjat i kishte dhënë, ishte rebel dhe nuk ishte çudi në rrëmujën e përgjithshme të atëhershme. Gjasat ishin se atje duhej të ishte sepse përndryshe nuk do të kishte asnjë shenjë tjetër nga shkodra se ku mund të ishte.

Basir Çollaku: Nuk kishte biseduar me asnjë nga familja?

Roland Luçi: Jo siç thashë, vetëm hamendësime, vetëm lojëra fjalësh. Si duket ai është nisur nga ajo që të ketë një siguri absolute, nuk i ka besuar asnjë njeriu me përjashtim të një shoku të tij, me të cilin më vonë u mor vesh që kishte marrë rrugën për të hyrë në ambasadat e huaja në Tiranë.

Basir Çollaku: Ndërkohë ju interesoheshit se ku gjendej dhe ishit disa ditë pa ndonjë përgjigje pa vendodhjen e tij.

Roland Luçi: Pikërisht kështu, e kam marrë vesh pas disa ditësh, që Arbeni është në Shkodër, U interesuam se kush mund të jetë personi përgjegjës që merret me të nga Prokuroria.

Basir Çollaku: Ndërkohë u lajmëruat se është arrestuar…

Roland Luçi: Po, morën vesh që është në hetuesinë e Shkodërs. Po ashtu morëm vesh se personi, i cili e hetonte ishte një hetues i ri, Arben Kraja. Ne tentuam të hynim në kontakte me të, tentuam që t’i shpjegonim, nëpërmjet njerëzve të tretë, që kjo punë ka marrë fund, që është e kotë të mbahet në hetuesi një person, ku pikërisht ku 5 apo 6 mijë shqiptarë ishin nëpër ambasada, sapo pajiseshin nga shteti shqiptar me pasaporta për të ikur jashtë shteti dhe në këtë kohë të dënosh penalisht dikë për këtë është jo normale. Ishte një anormalitet me të vërtetë i pakonceptueshëm për kohën dhe prandaj tentuam por ishte e pamundur.Nuk kishim asnjë mundësi kontakti me vëllain, por as me hetuesin. Sepse në kushtet e hetuesisë, ata që e njohin kohën e atëhershme nuk kishte kontakt fizik me të.

Basir Çollaku: Pra, gjithë njohjet dhe miqësitë tuaja, nuk arritët dot që të kishit një kontakt dhe një bisedë më konkrete se çfarë po ndodhte?

Roland Luçi: Është surpriza e ndalitmit të vëllait tim, edhe ku në Shkodër ku ekzistonin pikat e kontaktit, qoftë edhe në degën e brendshme sepse edhe ata oficerët, prokurorët ishin pak tifozë sporti, kështu që kontaktet nuk mund të mungonin. Sikur unë të mos ndërhyja direkt, vetëm emri do mjaftonte që të krijohej një lloj konfidencialiteti edhe dashamirësi të ngjarjes.

Basir Çollaku: Pastaj morëm vesh që ishte ndaluar në Vorë, ku nuk është as zonë e pikëkalimit të kufirit…

Roland Luçi: Po është zonë kufitare e Tiranës. Sot qeshim por është aq sa tragjike, as dhe komike për ata që se kanë përjetuar ato momente, është e paimagjinueshme. Në fakt, në atë periudhë po jetoja një periudhë rehabilitimi, sepse edhe unë pak përpara kisha goditje, isha dënuar. Më larguan në Dukagjin në një shkollë 8 vjeçare, në një fshat të Dukagjinit, ndoshta fshati më i thellë i Shqipërisë rreth 1 deri në 2 orë larg rrugës automobhilistike. Ishte një lloj internimi. Në Shkodër i thonim me humor ngritje në detyrë në Malësi.

Basir Çollaku: Dhe pastaj mësuat diçka më tepër rreth Arbenit?

Roland Luçi: Po, ishim duke shkuar në shkollë, s’më kujtohet data, ishte ajo periudha para fillimit të shkollës, kur ne si mësues të shkollës së mesme në Dajç ishte dhe si zonë kufitare, dhe më del përpara ai polici, i plotfuqishmi i zonës në atë kohë, një dashamirës i imi, me të cilin kishim muhabet.

Basir Çollaku: Ai iu foli rreth ngjarjes…

Roland Luçi: Ai nuk dinte asnjë gjë përpara, më tha profesor vëllai jot është plagosur, dhe duhet të jetë duke u çuar në spitalin rajonal në Shkodër, është plagosur gjatë hetuesisë dhe nëse do të të shoqëroj. U nisëm ne drejtim të spitalit dhe u ngjitëm në katin e dytë, në pavionin e kirurgjisë. na bëri përshtypje se ishte një polic me autmatik tek dera, tek dhoma e pacientëve të zakonshëm dhe ishte diçka krejt e rrallë. Më tha miku një sekondë, foli diçka me policin dhe u morën vesh dhe u futën brenda. Pastaj ma bëri me shenjë hajde. Shtrati i parë në krah të majt më kujtohet ishte vëllia, i mbuluar nuk dallohej, kishte kokën e fashuar. U stepa megjithsë e prisja dicka të tillë, përderisa ishte në spital diçka do t’i kishte ndodhur.

Basir Çollaku: Ishte i prangosur apo i lirë?

Roland Luçi: Për një sekond nuk e vura re sepse ishte i mbuluar me çarçaf. U futa, ku të dy policët morën një lloj drejtqëndrimi, dhe më krijuan mundësinë që të paraqitesha në publik si një hetues apo prokuror. Dhe këta me shumë finesë u larguan duke më lënë vetëm me vëllanë se kishte aty dhe sëmurë të tjerë. E pyta se ca ndodhi shpejt e shpejt, sepse dhe policët s’mund të rrezikonin duke më lënë mua aty kashtë rregullave, ishte i ndaluar kontakti fizik me të pandehurin.

Basir Çollaku: Çfarë tha vëllai në ato momente?

Roland Luçi: Më tha që na kanë arrestuar në Vorë duke shkuar për në Tiranë, që ka qenë me Benjamin Bizin, tha që e kishin trajtuar keq dhe se kishte rezistuar gjatë hetimit se si duket kanë tentuar ta kapin me forcë, dhe e kanë përplasur për muri dhe aty është çarë, ku dhe ka pësuar një dëmtim të thellë. Ka reziztuar e ka quajtur veten qytetar të lirë, i ndikuar ndoshta dhe nga fryma e kohës me liri demokraci që po frynte në viset shqiptare, por ishte e gabuar.

Nga dhuna e përdorur ndaj tij është përplasur për muri dhe ishte çarë. Ishte i lidhur me pranga në dorën e majtë dhe këmbën e majtë në shtratin prej hekuri, dhe nuk mund të lëvizte se shikoja pse spo nuk po lëviz. Kjo ishte me të vërtetë një pamje tragjike dhe tani kur e kujtoj si ngjarje, një pamje makabër. Në 1990 kur ishin hapur dyert e ambasadave, ku shqiptarët me pasaporta të lëshuara nga shteti shqiptar komunist po lejonte qytetarët e tij të pakënaqur që të largoheshin dhe këtu del dikush në Shkodër, një ortodoks komunist, një prototip i kalcifikuar dhe të gjente të gjitha grepet e mundshme në ligjet aktuale të kohës që të dënonte dy të rinj, vëllain tim për tentativë arratisjeje jashtë shtetit.

Basir Çollaku: Ka cënuar rëndë normat e moralit komunist thuhet në dokument…

Roland Luçi: Po ashtu thuhet se kam dokumentat. Vëllai i ka të gjitha dokumentet e hetuesisë, të spitalit dhe mjekimit, dhe kështu shkruhet se ka kthyer normat e moralit komunist. dhe sipas hetuesit kishte mbajtur një qëndrim të keq duke influencuar shokun e tij që të arratiseshin nga Shqipëria, sepse shoku i tij kishte treguar shenja pendese por nga influenca e vëllait tim kishte vazhduar rrugën. Në shkrimin e tij, Arben Kraja ka shkruar se ky person Arben Luçi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kështu është shkruar shprehimisht në procesverbalin e përcjelljes nga hetuesi e Shkodrës për në Gjykatën e Tiranës. Dhe ky duhet të ketë qenë dhe shkaku që gjykatësit mbajtën një qëndrim të ashpër, sepse dhe ata duke patur një material të tillë, të pëcjellur nga hetuesia atyre u ka lënë pak mundësi manovrimi dhe prandaj kjo çoj jo vetëm në dënimin e vëllait tim por se u dënua që ta kalojë vuajtjen në Spaç, dhe jo thjesht nëpër kampet e riedukimit që ishin nëpër Tiranë, apo diku tjetër.

Basir Çollaku: Në një nga burgjet më të egra të Shqipërisë, në ferrin e komunizimit…

Roland Luçi: Kam shkuar e kam vizituar vetë në Spaç. Është një qëndrim i jashtëzakonshëm, një argumentin ireal i hetuesisë së Shkodrës, i personit që ishte ngarkuar në hetim të vëllait tim, Arben Kraja.

Basir Çollaku: Sa kohë qëndroi në Spaç, a keni vajtur për ta vizituar atje?

Roland Luçi: Kam shkuar dhe pashë dhe unë Spaçin. Më kaloi një retrospektivë e shpejtë nga dënimi, po ai i imi nuk ishte dënim në kuptimin e plotë të fjalës se nuk isha dënuar nga një gjykatë.

Basir Çollaku: Një prag gati e keni patur le të themi siç flitej në gjuhën e kohës, se në shënjestër keni qenë…

Roland Luçi: Po, por gjithsesi se mua më paralajmëruan shokët, të njohurit që kujdes se do e hash, e hëngra në një formë shumë më të butë. Kur pashë ambientet e Spaçit, kam thënë me të vërtetë kam shpëtuar shumë bukur. Më bëri përshtypje se më pritën mirë ushtarët dhe oficeri i rojes. Dmth trajtimi atje nuk ishin ata egërsirat të cilat kishin mbetur në hetuesinë e Shkodrës. Fryma demokratike kishte shkuar deri në Spaçin e largët por jo në hetuesinë e Shkodrës.

Basir Çollaku: Efekti kishte shkuar deri në Spaç, por në Shkodër nuk kishte mbërritur akoma.

Roland Luçi: Jo në Shkodër jo, kurse atje krejt tjetër.

Basir Çollaku: Kjo ngjarje solli në vëmendje ashtu siç ju e thatë se ky hetues i asaj kohe, tashmë është prokuror i Prokurorisë Speciale, por të paktën a mund të kishte kërkuar ndjesë qoftë edhe për rastin e vëllait tuja, apo edhe për raste të tjera?

Roland Luçi: Kjo do të ishte minimalja mbasi u bë publik rasti i vëllait tim. Por po të ishte korrekt ky zotëria duhet që një ngjarje të tillë ta kishte pasqyruar në atë biografinë e tij, dhe procesi i vettingut nuk duhej të kalonte kaq thjeshtë. Ky mund të kalohej, dhe të ishte përsëri në postin në të cilin e ka marrë, ama trajtimi i ngjarjes në të cilin ishte implikuar vëllai im duhej të ishte bërë më me rigorizitet, më me humanizëm gjë e cila mungoi dhe një falje publike e cila do t’i rriste vlerat morale vetë Arben Krajës, tashmë pas zgjedhjes së tij në krye të SPAK-ut. Kjo jo vetëm ka munguar por unë shikoj edhe mohim nga ana e tij, dhe nga ana e disa portaleve që qëndrojnë pranë PS.

Basir Çollaku: Dhe KLP a duhej ta kishte marrë në konsideratë edhe pas reagimit të mëparshëm tuaj, pas bërjes publike të ngjarjes. Ky Këshill që e ka emëruar, e ka dëgjuar në seancë dëgjimore, pra duhej ta kishte marrë këtë shqetësim?

Roland Luçi: Sigurisht por ndodh e kundërta. Të gjithë këto media të ciët qëndrojnë pranë Arben Krajës ose grupit të cilit ai i shërben, ndërmorën një lloj fushate që të argumentonin se ai është sjellë brenda normave juridike të kohës, gjë që nuk është e vërtetë. Mund të gjendet ligji, neni, ama në frymën e atëhershme të dënohet një person me vuajtje dënimi në Spaç, për kalim të jashtëligjshëm kufiri, i arrestuar në Tiranë është një idiotizëm.

Basir Çollaku: Ka dhe diçka tjetër ju konstatuar se kishte një zell të tepruar të hetuesit Kraja për ta agravuar pozitën e Arbenit dhe të arrestuarit tjetër duke shkuar deri atje tek rrezikshmëria e lartë shoqërore. Në sistemin e sotëm të drejtësisë, ka edhe hetues të asaj kohe. A shpresoni se këto elementë do ta bëjnë drejtësinë më të lirë sot?

Roland Luçi: Studentët e fundviteve ’80 sot janë pothuajse pensionistë, ekzistojnë një 1 apo 2 gjenerata të formuara plotësisht në vitet e demokracisë. Pse duhen të gjenden patjetër eksponentë të tillë të regjimit të atëhershëm. Ai mund të jetë i lirë zanatin e tij, por se duhet ta mbulojnë pika kyçe pikërisht njerëz të tillë, një funksionar i tillë i shtetit komunist që tregoi një ortodokësi të jashtëzakonshme në momentet kur vetë Ramiz Alia dilte para kamerave në Neë York, në Tiranë dhe kudo ku i paraqitej botës si një demokrat. Dhe nëpunësit e tij në degë të brendshme krejt të kundërt tentonin të mbronin të pambrojtshmen, atë që kishte përfunduar në greminë.

Basir Çollaku: Roland, nëse ka diçka tjetër që mendon se duhet ta përcillni, një mesazh drejtuar pikërisht dhe rreth ngjarjes së vëllait, edhe për të patur një drejtësi tek e fundit…

Roland Luçi: Unë e thashë, do e prisnim ne si familjarë, vëllai im po e po, por edhe unë pavarësisht se shumë vonë një kërkim ndjese nga Kraja. Kam kontaktuar me vëllanë pasi kam bërë të ditur ngjarjen të cilën e kam përjetuar me vëllanë, dhe vërej se ndaj tij, me pak kujdes është shprehur se ka kërcënime, është një indice që unë nuk mundem ta konceptoj.

Basir Çollaku: Pas publikimit të ngjarjes ka ndodhur kjo Roland?

Roland Luçi: Kjo ka ndodhur dhe vëllai është në një lloj presioni që të mos dalë publisht. Ai nuk ka dalë publikisht, jo ai por as tjetri, pavarësisht se ai ka treguar pendim për këtë që ka kryer.

Basir Çollaku: Kjo në një farë mënyre ngjan sikur hetuesia vazhdon..

Roland Luçi: Diçka e tillë..kjo është e pakuptueshme, se kuptoj këtë shprehjen tranzicion, prej ku deri ku duhet të shkojmë ne dhe sa do vazhdojë kjo gjendjeje. Është një pikëpyetje e madhe ndaj gjendjes së Shqipërisë që quhet tranzicion. /Shijaktv

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...