Presheve: Nje Komb nje Qendrim per te ndalur “Jugosllavine e Re”.
Takime emocionale realizova dje ne Presheve ne pervjetorin e 29-te te themelimit te PDSh aty, kesaj force patriotike, demokratike e me nje vizion europian ne mbrojtje te te drejtave themelore, duke ju kundervene cdo represioni e pa drejtesie.
Ishte kjo nje mundesi per te shkembyer mendime me ata vendas te mrekullueshem, autoktone, pjese e “rrenjeve” te qyteterimit europian, qe aspirojne qe me Shqiperine, Kosoven e Rajonin te jemi bashke ne BE e ne NATO, ne miqesi te ngushte me ShBA.
I gjeta te qarte se cdo tentative per ate “Shengen” aventuresk, qe ringjall “Jugosllavite”, zbeh Kosoven si shtet, na lidh me Euroazin ruse etj, bije ndesh jo vetem me interesat madhore si shqiptare kudo ku jetojme, por dhe te Rajonit.
Pikerisht per tju kundervene ketyre tentativave te rrezikeshme, qe vecse inspirohen nga dominimet nacionaliste, qe kerkojne te na kthejne perseri drejt Lindjes, shqiptaret dhe ne Presheve si ne te gjitha hapesirat tona, udhehiqen nga nje parim:
“Nje Komb nje Qendrim ne mbrojtje te aspiratave tona kombetare e europiane” tashme te rrezikuara, duke hedhur ne “kosh” ideatoret beogradas apo dhe tellallet shqipfoles alla Esat Pashe te atij konspiracioni makbethian, te ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”.