Manjani: Meta humbi mundësinë që të ishte një faktor paqësues i një politike të harbuar

Tuesday, 07 Janar 2020 22:59

Ish-Ministri, Ylli Manjani, vlerëson se presidenti Ilir Meta e humbi mundësinë e tij për të afruar palët politike në dialog.

Në një koment të shkurtër për "Temporan", ai është kritik edhe për kursin politik të Kreut të Shtetit ndaj Ambasadorëve.

Manjani: Për Presidentin e Republikës, kushtetuta, ligji, procesi, procedurat janë të shenjta dhe të paprekshme. Dhe në këtë pikë presidentit aktual i jepet nota 10-të, pa mëdyshje. Por tek pjesa e nxitjes së dialogut politik në vend, mendoi që presidenti humbi mundësinë që të ishte një faktor paqësues dhe një faktor ndërmjetësues e një politike të harbuar. Ilir Meta është i njohur për kompromise, dhe kompromise të forta madje, që askujt nuk ia ka prerë mendja dhe nga kjo pikëpamje u priste që Meta të ishte një faktor paqësues për politikën shqiptare. Nuk e kuptoj pse e humbi këtë mundësi, këtë pushtet real të tij. Është goxha i diskutueshëm roli i presidentit të Republikës në raport me diplomacitë e huaja, unë nuk jam që Shqipëria të jetë një shtet vasal ambasadorësh, nuk e kam mbështetur kurrë këtë gjë. Por nuk do të preferoj kurrë që kryetari i shtetit të shkonte në një kurs përplasjesh publike me ambasadorët, sepse është një temë kot. Mendoj se opozita shqiptare ka humbur Ilir Metën, opozita shqiptare ka nevojë për Ilir Metën. Ndërkohë, Ilir Meta ka një rrugë që ti dalë përballë të keqes, atë që di të bëjë më mirë. E keqja është qeveria, nuk është në ambasada, në rrugë dhe kurrfarë vendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...