Këlliçi: SPAK duhet ta nisë punën me megaskandalet e Erion Veliajt

E Enjte, 09 Janar 2020 12:04

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD, ka radhitur disa akuza pse kryebashkiaku i Tiranës meriton të jetë sot para drejtësisë dhe madje të hetohet nga organi më i lartë i saj, SPAK.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Këlliçi i sugjeron se puna e SPAK duhet të nisë me megaskandalet e Veliajt para se të vazhdohet, nëse synohet të fitohet vërtet besimi i qytetarëve.

Këlliçi shkruan: “Erjon Veliaj duhej të ishte sot para drejtësisë për vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj!

Erjon Veliaj duhet të ishte para drejtësisë për pastrim parash me lejet e ndërtimit në Tiranë.

Erjon Veliaj duhej të ishte para drejtësisë për aferat korruptive me të cilat po u merr pronën qytetarëve, për t’ia dhënë klientëve e personave me rekorde kriminale.

Afera miliona euroshe e Unazës së Re është veç maja e ajsbergut e aferave korruptive përgjegjëse për të cilat qëndron Rilindja e për të cilat sakrifikon çdo ditë jetën dhe pronën e shqiptarëve.

SPAK dhe Prokuroria, nëse do që të fitojë besimin e qytetarëve dhe opinionit publik, duhet ta nisë punën pikërisht me këto megaskandale korrupsioni, që rëndojnë çdo ditë e më shumë xhepin e qytetarëve dhe kanë shuar shpresën e të rinjve për të qëndruar në vend!”

Modifikuar më E Enjte, 09 Janar 2020 12:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...