Denoncimi/ Ministria e Shëndetësisë fsheh informacionin për sëmundjen vdekjeprurëse

Premte, 10 Janar 2020 13:35

Një infeksion i rëndë i mori jetën një polici 27-vjeçar dy ditë më parë në shqipëri. Por edhe pse duhetn simptomat dhe arsyet se pse shkaktohet ky infeksion Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

Ish-kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha, ka bërë publik një denoncim të një mjekeje shqiptare që punon në Gjermani, e cila shkruan se polici 27-vjeçar vdiq nga meningokoksemi, dhe nga i njëjti rast humbën jetën dhe dy persona të tjerë në Durrës.

Sipas mjekes, Ministrja e Shëndetësisë ka urdhëruar mjekët që të mbajnë të fshehtë informacionin për këtë sëmundje vdekjeprurëse, pasi nëse do të bëhej publike atëherë shqiptarët duhet të vaksionohen.

Postimi i Berishës:

Qendrim kriminal i ndrikull Manastirliut ndaj nje smundje me pasoja fatale!

Lexoni denoncimin e mjekes dixhitale. sb

Pershendetje Doktor. Une jam mjeke qe punoj aktualisht ne Gjermani. Jam shume e shqetesuar per nje situate qe pondodh ne Shqiperi ditet e fundit. Ka dhe 3 raste te reja ne Durres me meningokoksemi i njejte si rasti i atij policit 27 vjecar qe vdiq para dy ditesh. Askush nuk merr informacion dhe as mjeket nuk pranojne ta japin ate sepse kan urdher nga Ministria nga frika qe po shpallet gjendje te epidemise do duhet tender per vaksinat . Jam shum e indinjuar per kete situate qe eshte e jashtzakonshme dhe askush nuk po flet per te, as mjeket sepse kan frike vendin e pune. Ju lutem beni dicka, kam shum besim te ju pasi jeni dhe i ketij profesioni dhe e kuptoni rendesine e situates. Faleminderit

Login to post comments