Pas denoncimit të Partisë Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal ndaj kryebashkiakut të emëruar të Edi Ramës në Mallakastër, Qerim Ismailaj.
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se i kanë lënë afat deri javën tjetër Ismailajt që të paraqitet për të dhënë shenjat e gishtërinjve.
Mesditën e sotme, Partia Demokratike me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi bëri publik edhe dokumentin nga drejtësia greke, ku thuhet se Qerim Ismailaj në datën 25 shkurt 2000 është i dënuar në Greqi me 3 vite burg.
Ismailaj ishte dënuar në Greqi për rrahje dhe plagosje. ‘Dokumenti i prokurorisë greke, tregon se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është dënuar në Greqi me 3 vjet burg. Ai e fshehu ndalimin dhe dënimin në formularin e dekriminalizimit’, tha gjatë konferencës për mediat, Gazmend Bardhi.