Taulant Balla i pranishëm/ Plagosje gjatë zgjedhjes së kreut të PS, Peqin

Premte, 10 Janar 2020 16:37

Përleshje dhe dh.unë në zgjedhjen e kreut të PS-së së Peqinit, nga ku një person ka mbetur i plagosur. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në praninë e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Balla.

Gjatë zgjedhjes së kreut të PS-së është plagosur Bilal Hasan, kreu i njësisë administrative Gjocaj në Peqin. Hasa është qëlluar me shkelma dhe sende te forta nga disa të cilët dyshoheshin se njiheshin me herët mes tyre, por janë edhe kushërinj me kryetarin e zgjedhur Madrid Sula.

Hasa ka refuzuar fillimisht te dëshmojë për policinë, por pas bërjes së rastit publik është detyruar të japë versionin e tij mbi ngjarjen.

Aktualisht, i lënduari është duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit nga ku ka dhënë edhe dëshminë e tij për uniformat blu.

Policia vijon hetimet për këtë rast, ndërsa zyra e shtypit pranë deputetit Taulant Balla ka refuzuar të prononcohet për median pasi ngjarja sipas tyre ka ndodhur jo në ambientet e selisë së PS.

Sherri mes zyrtarëve lokalë të PS-së në Peqin, ka nisur për shkak të procesit të zgjedhjes së drejtuesve politikë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila është tentuar të mbahej e fshehur.

Login to post comments