Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për pyetjet që Parlamenti i ka dërguar Komisionit të Venecias për shkarkimin e kreut të shtetit.
Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se Parlamenti ka dërguar në Venecias një tufë gënjeshtrash.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:
“Parlamenti i betimit te Lanes, permbyt Venecian me genjeshtra! Jane zbardhur nga mediat pyetjet apo qe ta themi me tamam genjeshtrat, qe i jane cuar nga Parlamenti Komisionit te Venecias per per shkarkimin e presidentit se nuk emeroi Arta Vorpsin e betimit te Lanës.
Parlamenti vete nuk i publikon “dot” pyetjet as ne Web-in e vet dhe ka te hak, se genjeshtra te tilla idiote s’mund te publikohen, ndaj parlamenti ka zgjedhur te struket vrimave ne bodrum.
Po kerkojne te permbytin Venecian,me betimin e Lanes te Arta Vorpsit. Parlamenti i betimit te Lanës, qe kuterbon era Lanë e ka vendin ne Lanë se bashku me Komisionin e bretkocave hetimore”.