Presidenti francez, Emmanuel Macron u evakua nga një teatër i mbushur nga forcat policore pasi turma e protestuesve antiqeveritarë u fut brenda. Ky momenti i frikshëm bëri që Macron dhe e shoqja, Brigitte, të linin teatrin pak pas orës 10:00.
Videoja tregon protestuesit teksa futen me forcë në teatrin hsitorik Bouffes de Nord në Paris.
Gjithçka erdhi pasi një aktivist, i cili ndodhej në sallë, filmoi presidentin dhe i ftoi protestuesit të futeshin brenda. Besohet se aktivisti është arrestuar për këtë mesazh që postoi online.
Policia u përplas me turmën, madje disa prej tyre iu afruan shumë zonjës dhe zotit Macron.
Në Francë u bënë gjashtë javë që protestohet për shkak të një plani për të reformuar regjimin e pensioneve. Macron synon të zëvendësojë sistemin aktual me 42 pensione të ndryshme me një të vetëm, të bazuar te vlerësimi me pikë.