Banorët e pallatit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë acaruar me kreun e saj, Ardi Veliun dhe kanë firmosur një peticion kundër tij. Lënda djegëse që përdor ky institucion lëshon nëj gaz me erë të rëndë që po I mbyt banorët, aq sa siç shprehen nuk po munden të rrinë brenda në shtëpi.
Në një mesazh për ndihmë, që thirrja të dëgjohet, një prej banoreve i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha duke ia përshkruar problemin në detaje. “Shikoni si i helmon fqinjët, narkodrejtori Geron Veliu për të ngrohur zyrën e tij! Turp! – ka reaguar Berisha në Fb. - Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” ka ftuar ai në vijim.
Përshëndetje z. Berisha
Jam një qytetare që banoj në pallatin 12-katësh pranë Policisë së Shtetit në Tiranë.
Ka kohë që në të gjithë pallatin vjen një erë gazi, që nuk mund të rrish dot brenda në shtëpi. Në darkë kjo erë bëhet dhe më e fortë dhe seriozisht që kohët e fundit po bëhet më shqetësuese, sepse era sa vjen shtohet, aq më tepër në darkë.
Kemi fëmijë të vegjël dhe prindërit që nuk mund të dalin nga shtëpia në këto ditë të ftohta.
Morëm vesh që Policia e Shtetit përdor mazut për ngrohje, por nuk po e kuptojmë se si dhe ku derdhet që vjen gjithë ai gaz nëpër shtëpitë tona ...
Djegia e mazutit liron shumë gazra të dëmshme për shëndetin. Kemi bërë një peticion si pallat dhe na premtuan që do ta ndalojnë. Por akoma është e njëjta situatë.
Nëse do të mund t’i jepnit volum, zërit tim, do t’ju isha mirënjohëse. Anonim të lutem, se jemi në komunizëm.