‘Nuk e kanë me Bashën, e kanë me Trump’/ Çfarë synon fushata e PS

Hënë, 20 Janar 2020 13:58

Gazeta më e madhe gjermane, BILD, zhduku nga faqja e saj një shkrim ku akuzohej opozita shqiptare se po përdor paratë ruse për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Paradoksi qëndron pasi në shkrim thuhet se PD po bën lobing në SHBA për të penguar integrimin në BE.

Jo vetëm kaq, por aty thuhet se për këtë lobim po përdoret Nick Muzin, një lobist që ka mbështetur emra të njohur në SHBA, që nga George Bush, Ted Cruz, John McCain dhe vetë Donald Trump në fushatën e fundit.

BILD njihet si një gazetë konservatore e krahut të djathtë dhe është një nga mediumet më pro-amerikane në Gjermani. Pasi e kuptuan se shkrimi ishte trafikuar, ata e hoqën nga faqja, edhe pse Taulant Balla i PS vazhdon ta mbajë në ‘murin’ e tij në FB.

Por a ka prekur ky shkrim në një pikë delikate, pikërisht te akuzat që i ka bërë një segment i të majtës, presidentit amerikan Donald Trump për lidhjet me rusët?

“Nuk e kanë me Bashën! E kanë me Presidentin Trump!

Ky kooperativisti, dhe kooperativa në të cilën bën pjesë, akuzojnë Lulzim Bashën se u ka paguar pare rusëve të Putin, në mënyrë që të lobojnë e “t'i mbarojnë ca punë” tek Presidenti Trump... (?!)

Pse?!

Sepse, sipas kooperativistit dhe kooperativës, rusët dhe Putin të mbarojnë punë në Shtëpinë e Bardhë pasi “Presidenti Trump ka ardhur në pushtet i ndihmuar nga Putin dhe jo nga vota e amerikanëve”...?!

Në Shtetet e Bashkuara u zhvillua një hetim në lidhje me këto akuza ndaj Presidentit Trump, nga ku rezultoi që “nuk ka asnjë provë a indicie që të përligjë akuzat për lidhje midis fitores së Donald Trump dhe Putinit a Kremlinit”!!!

Ky hetim bindi Nensi Pelosin dhe Hillary Clinton por jo ... Taulant Ballën... (?!)

Ai është i vetmi në rruzull që nuk heq dorë nga bindja që “Presidenti Trump është njeri i Putinit”, dhe se “që të lobosh pranë tij duhet të paguash pare tek rusët e Putinit”, shkruan ish-deputeti Genti Strazimiri.

E vendosur në kontekstin e sulmit që i bëri Edi Rama para disa vitesh presidentit Trump si turpi i njerëzimit, kjo merr edhe më shumë kuptim.

A ka qenë ky qëllimi i socialistëve? Në radhë të parë ata kanë kërkuar të diskreditojnë liderin e demokratëve, Lulzim Basha, me qëllim që mediat, dhe më pas opinioni publik të mendojnë se BILD po i barazon palët.

Por nuk përjashtohet mundësia që kjo histori të marrë të tjera ngjyrime dhe nënkuptime rreth një çështje që ka mbajtur pezull botën për do kohë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...