Zgjedhja e Metanit, 98 vota pro kreut të ILD-së. 8 deputetë kundër, ish-ministrja nuk mori pjesë në votim

Tuesday, 21 Janar 2020 12:24

Artur Metani është zgjedhur dje Inspektor i Lartë i Drejtësisë në seancën e parë plenare të Kuvendit për vitin 2020. Metani ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte dërguar në Kuvend.

Emri i Artur Metanit mori mbështetjen masive në Kuvend nga maxhoranca, por edhe nga opozita parlamentare, duke marrë 98 vota pro, 8 kundër, asnjë abstenim dhe 9 deputetë nuk arritën të votojnë. Një nga këta të fundit ishte Eglantina Gjermeni, që është dhe motra e Metanit, kishte shprehur konfliktin e interesit dhe nuk mori pjesë në votim. Me zgjedhjen e Metanit në krye të ILD-së, përfundon ngritja e një tjetër pjese të Reformës në Drejtësi. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Kreu i ILD-së ka një mandat 9-vjeçar dhe një kriteret kualifikuese për këtë pozicion, ishte eksperienca mbi 15-vjeçare si jurist.

POLEMIKAT

Ende pa u zgjedhur në krye të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, emri i Artur Metanit prodhoi debat të fortë në politikën shqiptare. Kundërshti të forta u artikuluan nga opozita për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të drejtësisë së re, për shkak të punëve që kishte bërë më herët, por edhe lidhjes me deputeten socialiste Eglantina Gjermeni, e cila është motra e tij.

Artur Metani nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka punuar si jurist pranë Fondacionit Soros. Më pas, nga viti 2003 deri në vitin 2012, Artur Metani ka shërbyer si këshilltar ligjor për dy presidentët, Alfred Moisun dhe Bamir Topin. Ishte pikërisht ky pozicion që u konsiderua si politik nga opozita, që kërkoi dhe skualifikimin e tij nga kjo garë.

Por pas këtij pozicioni, Metani ka pasur edhe disa pozicione të rëndësishme në administratë. Ai ka qenë drejtor i Departamentit të Legjislacionit dhe Antikorrupsionit para se të merrte detyrën e Avokatit të Shtetit. Këtë pozicion do e mbante nga viti 2018 deri kur mori detyrën e kreut të ILDsë.

Metani i ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës në periudhën kohore 1992-1996, ndërsa studimet pasuniversitare i ka vazhduar jashtë. Ka kryer një master njëvjeçar pranë “Central European University” në Budapest dhe një tjetër pranë “University of Utah S.J. Quinney College of Law”. Për gati 15 vite, Metani ka dhënë mësim në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

VOTIMI NË KUVEND

Metani mori i pari mbështetjen nga PS-ja dhe opozitarët e rinj në Kuvend, me 98 vota pro. Por sipas procedurës, në votim të fshehtë u hodhën edhe emrat e 4 kandidatëve të tjerë. Sokol Stojani mori 16 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenim.

Joana Asimi Sorraj mori vetëm 10 vota pro, 20 kundër, 71 abstenim dhe 14 deputetët nuk votuan. Eris Hysi mori 9 vota pro, 72 abstenim, 16 kundër dhe 18 nuk morën pjesë në votim.

Ndërsa Lindita Troja u votua për kryetare te ILD-së nga 12 deputetë, 15 ishin kundër, 71 abstenuan dhe 17 nuk votuan.

Në rast se Kuvendi nuk arrinte shumicën prej tri të pestave, për asnjë prej kandidatëve brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës, kandidati i renditur i pari shpallej i emëruar automatikisht. Inspektori i Lartë i Drejtësisë gëzon statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

TËRHEQJA E MOTRËS NË VOTIMIN PËR VËLLANË

gjermeni

Edhe pse më herët ishte mohuar konflikti i interesit, deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, nuk mori pjesë në votimin për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kjo e fundit kishte deklaruar pranë shërbimeve të Kuvendit se kishte konflikt interesi në këtë votim dhe se për këtë arsye nuk mund të përfshihej në procesin e votimit. Edhe pse ajo nuk mori pjesë në votim, Metani nuk pati shumë probleme që të merrte votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të ILD-së, pasi PS-së në këtë votim iu bashkuan edhe disa deputetë të opozitës së re.

PANORAMA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...