Forumi Botëror i Holokaustit/ Presidenti Meta, sot në Izrael. Të pranishëm 26 presidentë dhe 4 mbretër

Tuesday, 21 Janar 2020 12:52

Presidenti i vendit, Ilir Meta niset sot per nje vizite dy ditore ne Izrael. Presidenti Meta, do te jete i pranishem ne Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit, për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të kampeve të përqendrimit Aushvicit-Birkenau.

ilir-meta-macron-putin

Pjese e ceremonise se madhe, njëzet e gjashtë presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, disa ministra të Jashtëm, te cilet do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit.

“Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin” është motoja e forumit që do të zhvillohet në Yad Vashem. Ministria e Jashtme flet për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të zhvilluar në Izrael, përveç funeraleve të ish-kryeministrit Rabin dhe ish-presidentit Peres.

Sipas detajeve per kete ceremoni qe jep “Izraeli Sot”, shumica e drejtuesve pritet të qëndrojnë në Hotel King David. Hoteli, me të gjitha 233 suitat dhe dhomat e tij, do të bëhet një “fortesë” nga 20-24 janar 2020, si dhe rrugët përreth.

Një tjetër zonë “problematike” është Zona e Presidencës në lagjen Talbiyeh, ku udhëheqësit priten të takohen me Presidentin e Shtetit, Reuven Rivlin. Në fokus të masave të rrepta do të jenë zona e malit Herzl dhe Yad Vashem, ku do të zhvillohen shumica e aktiviteteve.


Pallati Presidencial, Jerusalem

Në forum do të marrin pjesë katër mbretër: ai Spanjës, Felipe VI, Mreti i Holandës, Willem Alexander, Mbreti i Belgjikës Philip dhe Duka i Madh i Luksemburgut, i cili konsiderohet si një mbret. Për më tepër, do të jenë dy regjentë mbretërorë: princi britanik Charles dhe princi i kurorës së Norvegjisë, Haakon Magnus.

Muzeu i Holokaustit Yad Vashem, Jerusalem

Gjithashtu, do të jenë 26 presidentë, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin do të ketë një ceremoni speciale në aeroportin Ben Gurion. Në forum do të jenë gjithashtu, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, presidenti i Italisë Sergio Matarella, presidenti i Austrisë, Alexander van der Blan, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabishvili, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Serbisë, Alexander Vucic. Gjithashtu do të jenë katër kryeministra: i Suedisë, Stefan Luffen, i Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Andrej Babish i Republikës Çeke.

LISTA E PLOTË

PRESIDENTË DHE ZV.PRESIDENTË
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Zv.Presidenti i SHBA, Mike Pence
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belen
Presidenti i Greqisw, Prokopis Pavlopoulos
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabr- Kitaroviç,
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor
Presidenja e Sllovakisë, Zuzana Čaputová
Presidenti i Hungarisë, János Áder
Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa
Presidenti i Maqedonisë Stevo Perndarovski
Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željko Komšić
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili
Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian
Presidenti i Islandës, Guoni Th. Jóhannesson
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

GUVERNATORË TË PËRGJITHSHËM
Guvernatori i Australisë, David Hurley
Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, Julie Fayette

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel
Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

SHTËPI MBRETËRORE
Duka i Madh i Luksemburgut, Andrew
Mbreti i Holandës, Willem Alexander
Mbreti i Belgjikës, Philip
Mbreti i Spanjës, Felipe VI
Charles, Princi i Uellsit dhe Princi i Kurorës i Mbretërisë së Bashkuar,
Princi i Norvegjisë, Haakon Magnus.

KRYEMINISTRAT
Kryeministri i Suedisë, Stefan Luffen
Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish
Kryeministri i Monakos, Serge Telle

TË TJERË
Selia e Shenjtë (Vatikani) – Kurt Koch
Parlamenti Letonez
Kryetari i Parlamentit të Bjellorusisë
Kryetarja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...