Ashtu siç edhe ndodh rëndom, sa herë që një nga të zgjedhurit e Edi Ramës në bashki kapet i dënuar apo në rastin e Lefter Allës, duke pirë kokainë, menjëherë mundohen t’i japin duart.
Siç ndodhi edhe me të tjerët, njësoj po ndodh edhe me Lefterin e Bulqizës.
Deputetë dhe drejtues të PS-së, thonë se është përgjegjësi individuale e Allës
Nga ana e tij, Lefter Alla deklaron se video është montazh i prodhuar nga PD, dhe në bashkëpunim me biznesmenë të minierave në Bulqizë, pakkush e vë në diskutim vërtetësinë e pamjeve.
Disa prej socialistëve të cilët ishin sot në Komisionin e Ligjeve, shprehen se përgjegjësia e Allës është personale.
Kreu i Komisionit të ligjeve Ulsi Manja është shprehur se: Përgjegjësia është individuale, PS është e qartë në vullnetin e saj që në ditën që ka votuar ligjin e dekriminalizimit.
Ndërkohë që për habinë e të gjithëve ka dhe socialist që nuk e kanë parë fare videon, si deputeti i qarkut të Beratit Adnor Shameti.
Shameti: Nuk kam koment, nuk e kam parë videon. Përgjegjësia juridike është përgjegjësi personale.
Nga ana tjetër ministri Pandeli Majko nuk pranoi të komentonte videon e kryebashkiakut Alla.
Faxweb