Ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi në një intervistë për gazetën “Panorama”, ka folur për paketën “anti-shpifje” dhe vendimin e maxhorancës për të rrëzuar dekretin e Presidentit.
Vokshi thekson se Komisioni Europian ika bërë thirrje Edi Ramës që të tërheqë ligjet e censurës së medias, ndërkohë që shton se Shqipëria rrezikon të penalizohet dhe të marrë vendim negativ për hapjen e negociatave nga BE.
“Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin shumë të madh sepse Shqipëria rrezikohet në një vendim të dytë negativ për negociatat, pasi tashmë është e qartë që paketa anti-shpifje është agjenda e Edi Ramës për të kapur të gjitha pushtet”, thekson Vokshi.
Znj. Vokshi dje zedhenesja e Komisionit Europian tha se rekomandimet e Keshillit Europian janë ende të vlefshme për paketën anti-shpifje, keni një koment per kete ose nje apel per qeverine?
Vokshi: Përshëndes deklaraten e Komisionit Europian në mbeshtetje të dekretit të Presidentit për kthimin në Kuvend të paketës Anti-shpifje dhe thirrjen që Brukseli i drejton Kryeministrit për t’u tërhequr nga ligjet e censurës. Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin shumë të madh sepse Shqipëria rrezikohet në një vendim të dytë negativ për negociatat, pasi tashmë është e qartë që paketa anti-shpifje është agjenda e Edi Ramës për të kapur të gjitha pushtet.
Media është shtylla e fundit e demokracisë që ka mbetur pa u rrëzuar si pasojë e regjimit kriminal e të korruptuar të ngritur nga Edi Rama.
Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin e saj në institucionet dhe qeveritë europiane për rrezikun e kthimit të ligjeve të diktaturës që censurojnë lirinë e shtypit dhe u mohojnë qytetarëve të drejën e fjalës dhe të informimit.
Ne jemi angazhuar fort të luftojmë për të mbrojtur këto të drejta themelore të sanksionuara në Kushtetutë dhe jemi zotuar se do të anulojmë paketën anti-shpifje kur shqiptarët të na besojnë qeverisjen e tyre.
Maxhoranca ka deklaruar publikisht se do ta rrezoje dekretin e Presidentit, keni nje reagim per kete qendrim te maxhorances?
A.Vokshi: Në Shqipëri nuk ka mazhorancë legjitime, ajo përbëhet nga një listë deputëtësh me mandate të vjedhura dhe të blera me para krimine korrupsioni. Arroganca për të rrëzuar dekretin e presidentit pa pritur qëndrimin e Komisionit të Venecias tregon frikën që e ka zënë Edi Ramën nga dita e gjykimit popullor, pasi ndërkombëtarët e kanë braktisur në planet e tij konfliktuale edhe në rajon.
Brukseli, Uashingtoni, Parisi, Berlini, të gjithë kancelaritë perendimore dhe vetë OSBE nën presidencën shqiptare, janë të shqetësuar për regjimin e krimit dhe korrupsionit të ngritur nga Edi Rama. Miqtë e Shqipërisë janë të gjithë të shqetësuar për pushtimin e institucioneve qëndrore dhe lokale nga njerëz të inkriminuar. Ligjet e censurës i duhën Rames për të mbajtur pushtetin me dhunë.
Nese paketa anti-shpifje miratohet keshtu siç eshte cilat jane rreziqet qe i kanosen medias sipas jush?
A.Vokshi: Ligjet e kontrollit qeveritar mbi median duhet të anulohen menjëhërë, pasi ato kthejnë dënimet famëkeqe të regjimeve diktatoriale për agjitacion e propagandë, fletëreufetë dhe arrestimet e gazetarëve.
Është e sigurt që Edi Rama dhe ekipi i tij kriminal nuk mund të qëndrojnë në pushtet nëse media është e lirë.
Si do te veproje PD me kete pakete nese maxhoranca nuk terhiqet?
A.Vokshi: Në cilësinë e ish-kryetares së Komisionit të Medias me porosi të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, kam ndjekur nga afër takimet e komunitetit të gazetarëve dhe të organizatave në mbrojtje të lirisë së shtypit. PD ka organizuar brenda pak muajsh tre tryeza për rrezikun që kërcënon mediat dhe gazetarët e analistët në Shqipëri. Unë jam njohur me shqetësimet e tyre rreth paketës anti-shpifje dhe u jam drejtuar të gjitha institucioneve nderkombëtare duke kërkuar të reagojnë edhe institucionalisht kundër paketës që rikthen cënsurën në Shqipëri. Dua të theksoj edhe nje here që Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin e saj në institucionet dhe qeveritë europiane për rrezikun e kthimit të ligjeve të diktaturës që censurojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Partia Demokratike është zotuar se do të anulojë paketën anti-shpifje./ PANORAMA.al