“Këshilli politik do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, Kryemadhi paralajmëron ndërkombëtarët: Nëse kjo nuk ndodh …

E Enjte, 23 Janar 2020 18:08

Kryteraja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e kësaj partie në Lezhë ka komentuar tryezën e dakordësuar për Reformën Zgjedhore.

kryemadhi

Kryemadhi tha se Këshilli politik i mbledhur për reformën do të çojnë në zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme, nëse nuk ndryshon asgjë nga propozimet e opozitës.

Kryetarja e LSI-së paralajmëroi ndërkombëtarë e partnerë se nëse Reforma nuk miratohet me propozimet e pandryshuara të opozitës, që i hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme atëherë i vetmi që nuk do integrimin e Shqipërisë në BE është kryeministri Edi Rama.

“Reforma Zgjedhore, e cila është një nga kushtet e para të Bundestagut dhe e vetmja pikë, për të cilën opozita duhet të bënte rolin e saj. Miratimi i saj pa asnjë ndryshim nga këshilli politik do ti hapi rrugën Shqipërisë për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme.

Në se kjo gjë nuk ndodh nuk ka më ambasadë dhe ambasadorë, ndërkombëtarë dhe kombëtarë që të mbulojë përgjegjësimnë e Edi Ramës, por edhe partnerëve tanë se i vetmi njeri që nuk do integrimin, dhe nuk do që Shqipëria të jetë vend i barabartë është Rama dhe sekti i Rilindjes”, tha kryetarja e LSI-së.

Më tej Kryemadhi u shpreh se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk është marrëveshje, por dakordësim.

“Është dakordësim dhe nuk është marrëveshje. Nëse do ishte marrëveshje do ishin ulur krerët e partive për të ndarë pushtetin”.

Login to post comments