Paradoksi/ Kryetari i OSBE Edi Rama i tërheq veshin kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama

E Enjte, 23 Janar 2020 20:32

Pas raportit të Transparency International, e cila e rendiste Shqipërinë 7 vende mëposhtë në krahasim me vitin 2018-të sa i përket luftës kundër korrupsionit, ka ardhur dhe reagimi i OSBE-ODHIR.

Në deklaratën e saj OSBE ju bën thirrje organeve lgjzbatuese në Shqipëri që të zbatojnë Reformën në drejtësi, duke theksuar se është për të ardhur keq që Shqipëria ka pësuar ulje në luftën kundër korrupsionit.

Por ajo që të bën habi është fakti se sot OSBE drejtohet nga Shqipëria dhe më saktë deri në fund të vitit 2020 kreu i OSBE do të jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Mesa duket Edi Rama vetëm sot që është në krye të OSBE po evidenton të gjitha të metat e qeverisjes së Edi Ramës si kryeministër.

Ja deklarata e OSBE:

Vërejmë me keqardhje vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në vend, siç dëshmon Indeksi më i fundit i Transparency International, rezultatet e të cilit u botuan sot. Shqipëria shënoi një pikë më pak në krahasim me vlerësimin e vitit 2018, duke humbur shtatë vende në klasifikimin global. Prirja e përgjithshme negative në rajonin e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, sa i përket luftës kundër korrupsionit mbetet shqetësuese.

Në dritën e gjetjeve të Transparency International, Prezenca e OSBE-së i bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsërisim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/01/Screenshot_11-23-263x420.png 263w" data-lazy-loaded="1" sizes="(max-width: 519px) 100vw, 519px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;">

Modifikuar më E Enjte, 23 Janar 2020 20:53
Login to post comments