Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, viziton sot Tiranën

Premte, 24 Janar 2020 09:34

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të vizitojë ditën e sotme Tiranën, ku sipas informacioneve të deritanishme do të takohet me kryeministrin Edi Rama për të biseduar për integrimin europian të vendit dhe për konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel gjatë muajit. Pas Tiranës, Charles Michel do të vizitojë dhe Shkupin.

Si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut kjo vizitë ka rëndësi pasi shtetet e BE-së pritet të marrin vendimin për hapjen ose jo të negociatave në samitin e  pranverës në Zagreb. Kjo është vizita e dytë në Shqipëri e një drejtuesi të lartë të BE-së në pak ditë. Një javë më parë Tiranën e vizitoi dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Login to post comments