Ish- ministrja e Integrimti e LSI, Klajda Gjosha gjatë një trajnimi të organizuar nga Instituti McCain mbi Lidershipin është shprehur se Shqipërisë i duhet një brez me mentalitet ndryshi.
Gjosha thekson se brezi i ri duhet të jetë me vizion, pasionant, me vlera dhe intergritet në mënyrë që lidershipi të mundet t’i përkthejë plagët e shoqërisë në politika konkrete dhe Shqipëria të bëhet më mirë.
STATUSI I KLAJDA GJOSHËS
Ishte kënaqësi të isha pjesë e trajnimit të organizuar nga Instituti McCain mbi Lidershipin. Një institut që bazohet në sigurinë, mundësinë ekonomike dhe dinjitetin njerëzor.
Ndava me të rinjtë rëndësinë e promovimit të një lidershipi me vlera dhe me integritet, që të përkthej plagët e shoqërisë në politika konkrete! Për të arritur këtë ne kemi nevojë për një brez të ri të mirë edukuar, me mentalitet ndryshe, një brez që beson në një Shqipëri më të mirë dhe që inspiron nëpërmjet vizionit dhe pasionit!