Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë prekin fundin/Propozohet 'notë proteste' ndaj ambasadorit shqiptar

Hënë, 27 Janar 2020 19:12

Kosova ti dërgojë një note proteste Republikës së Shqipërisë.

Ky është propozimi i gazetarit dhe analistit nga Prishtina, Berat Buzhala.

Referuar deklaratave të sotme të Ramës nga Berlini, ku edhe një here sulmoi politikanët  e Kosovës lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik, Buzhala shprehet se, me këtë maniak, siç e etiketon ai Ramën, gjërat duhen sqaruar zyrtarisht.

 

“Ish kanë mire me ketë manjak me i sqaru hesapet zyrtarisht. Me e thirrë dikush Qemal Minaxhozin edhe me ia dërgu një notë të protestës Republikës së Shqipërisë. Ky nuk është kah na len asnjë derë çelë. Sulmo andej, shaje knej, kurse me Vuçiçin ngryk. Qeso vllaznish sikur Rama kemi prej Merdares deri në Suboticë”, shkruan Buzhala në reagimin e tij, raporton Syri.net.

 

Image

Në një intervistë për Top-Channel nga Berlini, Rama ndër të tjera do të shprehej: 

“Jo e vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ja ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran. Kështu ne do të vazhdojmë me procesin dhe patjetër që nxitja e gjithanshme edhe nga BE edhe nga Gjermania nga SHBA pa diskutim do të jetë që procesi të ecë më tutje”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...