400 shqiptarë në Kinë/ Qeveria shqiptare pa lekë, thirrje familjeve të paguajnë biletat e avionit

Hënë, 27 Janar 2020 19:31

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja jep detajet më tëp fundit me situatën e shqiptarëve që ndodhen në shtetin e largët aziatik.

Në një kohë kur bota është nën alarmin e Korona-virusit, diplomati shqiptar në Pekin informon mbi numrin dhe gjendjen e shtetasve shqiptarë atje.

"Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave", shkruan ambasadori në një postim të tijin në Facebook.

Në fund, ambasadori i bën thirrje familjeve në Shqipëri të sakrifikojnë për fëmijët e tyre e ti kthejnë në atdhe pasi ambasada nuk ka mundësi financiare t'iu paguajë biletat e udhëtimit.

Postimi i plotë i Selim Belortasë:

Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkepunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (65964516 dhe 65966999) dhe ne Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk deshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen.

Deri më sot raportohen:

• 2,823 raste të konfirmuara infeksioni
• 5,794 raste të dyshuara
• 59 të shëruar
• 81 humbje jetësh.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe asnjë vdekje.

Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Wuhan të cilët po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe!

I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnê, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ.

I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre.

Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...