Berisha: Rama e përdori vizitën në Berlin për të mbuluar tradhtinë e tij!

Tuesday, 28 Janar 2020 14:31

Nga Sali Berisha.

Dje, Edvin Kristaq Tradhtari, Hajduti, Droga etj. etj, përdori vizitën e tij në kancelarinë gjermane për të sharë e sulmuar pas takimit me Merkel, si një rrugaç ordiner, si një halabak kryeministër, si një tradhtar i kombit të tij, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shkaku i sulmit të tij të shpëlarë - nuk po them të pafytyrë, sepse tradhtarët nuk kanë fytyrë - ndaj Kryeministrit Haradinaj, është një dhe vetëm një: Ramush Haradinaj i dogji në dorë në Berlin, horrave të kombit, hartat e ndarjes së Kosovës dhe më pas edhe hartën e Jugosllavisë së Re, në të dy rastet - projektin e Serbomadhisë për të cilin punojnë si skllevër, tradhtarët faqezinj të kombit: Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi.

Me këto qendrime patriotike dhe kombëtare, Ramush Haradinaj nxori në driten e diellit para shqiptarëve dhe mbarë botës, aktin e tradhtisë së lartë kombëtare të Esad Toptanit të Ri, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit. 

Ai u bë digë e pakapërcyeshme e akteve dhe përpjekjeve antishqiptare të kësaj trojke, armike e betuar e qenies shqiptare.

Të përdorësh pastakimin me Kancelaren gjermane, për t’i dërguar Kosovës dhe kombit, gjuhen e sharësit fundërrinë, dëshmon se rezultati i vetëm i takimit ishte mundësia për të sharë si mjeran pas takimit, Kryeministrin e Kosovës martire, në emër të padronit tënd në Beograd dhe për të maskuar sadopak vulën e tradhtarit që more në samitin e Berlinit!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...