Nga Tritan SHEHU
E degjuat, sulmoi dhe RAI 3, ashtu si sulmoi Bilb, VOA etj, kedo qe paraqet realitetin jo sipas 3D-se se tij, por sic eshte realisht!
Ne fakt kjo eshte nje semundje shume e rende, qe nuk po “vuan” vetem ai si i infektuar nga ky “virus i autokracise”, perpara te cilit ai “kinezi” eshte vetem nje loder.
Po e kalojne dhe te tjere si ai jashte kufijeve tane, afer, larg… kete semundje te autokrateve, shume ngjitese midis tyre e tejet te rrezikeshme per popujt e lirine e tyre.
Kane simptoma te njejta te gjithe keta “te prekur” nga ky virus, pa dyshim me ndryshime ne intensitet sipas forces se pushtetit qe kane, dimensioneve te vendit.
I jep alergji e reaksione paradoksale ketyre cdo e vertete e shpalosur, cdo kritike sado e thjeshte te jete edhe kur behet nga larg, nga miqte me te mire te vendit!
Pa dyshim reagimi me tej eshte ekstrem kur flitet per kanabizimin e vendit, deformimin e thelle te te drejtave te njeriut, te demokracise, degdisjen drejt Lindjes etj etj si keto.
Ne fakt pa mjekim kjo semundje veshtire se sherohet, zgjat e shkaterron shendetin e popujve te tere…
Vecse mjekimi ekziston, shume efikas e i shpejte ne efekt eshte…
Reagimi i fuqishem i popujve eshte ai ilac, qe con ne eliminimin e "virusit" e shpetim per qytetaret!