Plan për korpus pa asnjë përfaqësues universitetesh

E Enjte, 30 Janar 2020 16:34

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e një grupi pune të drejtuar nga Bashkia Tiranë për të përgatitur dhënien me koncesion të idesë së ndërtimit të një korpusi të ri për Universitetin e Tiranës, por në këtë grup pune, universitetet nuk do të jenë pjesë.

Qeveria ka miratuar në nëntor të vitit të kaluar vendimin “për përcaktimin e autoritetit kontraktor” për tre projekte, kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, godina e Universitetit të Arteve si dhe një ndërtesë e re e titulluar “korpusi i policisë së shtetit” që sugjerohet se do të jetë një seli e re për policinë.

Vendimi i nëntorit të kaluar në fakt është publikuar në Fletoren Zyrtare më 28 Janar 2020 dhe nuk është publikuar nga Këshilli i Ministrave në njoftimin për mbledhjen e asaj date. Vendimi mban firmën e zëvendëskryeministrit Erjon Braçe.

Autoriteti kontraktor, sipas vendimit do të përbëhet nga pesë përfaqësues të Bashkisë Tiranë, 2 nga ATRAKO, një anëtar nga Ministria e Arsimit dhe një nga Ministria e Brendshme. Universiteti i Tiranës, i cili supozohet se do të marrë zyra të reja në këtë korpus, i cili do të paguhet pjesërisht nga tarifat e studentëve, nuk do të ketë përfaqësues në grupin e koncesionit, por vendimi thotë se Universiteti mund të jetë në rolin e asistentit.

“Komisioni […] për marrjen e opinioneve dhe të ekspertizave të nevojshme, asistohet nga përfaqësues të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe të Ministrisë së Brendshme,” thuhet në vendim. /Reporter.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...