Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot spitalin e Vlorës, për të parë nga afër ndryshimet pas rikonstruksionit të kësaj godine.
Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë është njohur me ndryshimet që ka pësuar ky spital gjithashtu është prezantuar edhe me mjekët e rinj që ofrojnë shërbimin mjekësor në spitalin e Vlorës.
Ndërkohë kreu i qeverisë ka patur edhe një bashkëbisedim me disa familjarë të një paciente që priste të sillte në jetë foshnjën.
Por këtu, për një moment, Rama humbet toruan duke i ngritur zërin bashkëshortit të pacientes.
Rama: Si jeni, mirë? Çfarë bëni këtu?
Bashkëshorti i zonjës: Mirë si jeni, ja kam nusen për të lindur.
Rama: Çfarë e keni? (e pyet për foshnjën që presin të lindë).
Bashkëshorti i zonjës: Kam ëëëë…
Rama: Po hë oree djalë apo vajzë e ke të pyeta? (i nervozuar tregon barkun e zonjës), kamëëë ça kamëëë…Apo s’të vjen goja ty se doje djalë ti …sa fëmijë ke ti?
Bashkëshorti i zonjës: 7 fëmijë kam...
Rama: 7 ëë (teksa habitet), të vika me 1 mijë euro me vete vajza dmth…. apo e meriton thuaj me gjithë këto goditje që ke bërë ti.