Kim: Na quajnë 'shërbyes publikë', ndaj t'i bëjmë punët me besnikëri ndaj ligjit

Saturday, 01 February 2020 11:46

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka vënë fort theksin dje në rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi nga qeveria shqiptare dhe i ka mëshuar faktit se SHBA-ja do të jetë në krah. Yuri Kim, në pritjen e organizuar nga Ministria e Drejtësisë më 31 janar, u rikujtoi qeveritarëve shqiptarë arsyen pse ata dhe atë vetë, i quajnë "shërbyes publikë". 

 “Për të gjithë ne sonte, qofshim amerikanë, gjermanë, shqiptarë, italianë, - tha znj. Kim, - pjesa më e madhe prej nesh, të gjithë ne në fakt, jemi qytetarë publikë, shërbyes publikë. Dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar “Drejtësi për të Gjithë” dhe po punojmë për të siguruar begatinë ekonomike dhe demokratike të Shqipërisë.

Ne mbartim një privilegj të madh dhe një detyrë edhe më të madhe për të siguruar besimin e publikut se do t’i bëjmë punët tona me integritet, me besnikëri ndaj shtetit ligjor dhe parimeve të paanësisë. Prandaj na quajnë shërbyes publikë…

Në çaste kritike, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithnjë pranë miqve dhe aleatëve shqiptarë… Ky çast, ndërsa ju përpiqeni të zbatoni plotësisht reformën në drejtësi, është një prej tyre. Dhe ashtu siç e kam thënë më parë, për të gjitha çastet e kaluara, ashtu dua t’ju them sërish sonte, se në reformën në drejtësi, jemi me ju krah për krah”.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...