Kush është anëtari i KLP që kërkon kartolinat? Gazetari: Mashtrues dhe shkelës i ligjit

Saturday, 01 February 2020 18:01

I ftuar në Syri TV, gazetari investigativ Artur Çani ka folur edhe një herë, i nxitur nga letra për kartolinën e munguar, për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj.

"Ajo që më intereson është Tartari është pjesë e reformës në drejtësi. Rama e cilësoi këtë revolucion francez. Nëse beson se ky Tartari do të bëjë revolucionin francez ky është karagjozllëku më i madh që mund ti bësh këtij vendi", u shpreh Çani. 

Ky i fundit e quajti mashtrues Bazajn, i cili sipas tij gënjen edhe sa i përket dëftesës së shkollës së mesme, që siç rezulton nga dokumentet e siguruara nga emisioni "Ajsberg", nuk e ka përfunduar.

Çani e akuzoi anëtarin e KLP si një person që ka kryer vepra penale.

Si i kaloi fazat Tartar Bazaj?

"Ky është turpi më i madh. E ka kaluar mer day abuzime shumë të mëdhaja. 2 shtator 1992 thuhet: Është ndaluar Tartar Tasim Bazaj, polic në repartin 360, së bashku me një tjetër, sepse kanë qëlluar me armë zjarri dhe kanë plagosur dy persona. Nuk është deklaruar në deklaratën e tij duke bërë një shkelje penale që dënohet me burg. Petrit Fusha herën e parë e ka kaluar, herën e dytë unë kam bërë një kërkesë padi penale pranë prku të përgjithshëm. Nuk është shqyrtuar fare penalisht. Çfarë doni më shumë se kaq? Dhe Tartari vazhdon gënjen. Tartar Bazaj do të votonte për Arta Markun, ndaj dhe çështja ka përfunduar kështu.

Tartari ka edhe një gjyq tjetër, për shkollën, dhe këtë çështje prokurori kërkon ta mbyllë. Ky prokurori është votuar nga Tartari për anëtar në SPAK.  Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga KLP", u shpreh gazetari investigativ Artur Çani. 

"Duhet të shohim të gjitha letrat e Tartarit të shohim çfarë qyfyresh do të dilnin. Tartari është ky që është sepse aty e kanë vendosur. Kjo reformë nuk është bërë me njerëzit e duhur, por me njerëz për tu përdorur. Shiko unë kam këtë, këtë... E ti do bësh atë që të them unë", u shpreh Çani. 

Intervista në Syri TV:

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...