Dilema e ish-deputetit për Ramën/ 'Është karagjoz apo mashtrues?'

Diel, 02 February 2020 19:37

Qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit, paten një përplasje verbale me kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme.

Arroganca e shefit të qeverisë përballë problematikave jetike të qytetarëve solli edhe reagimin e këtyre të fundit duke I prishur edhe show-n live në ERTV.

 

Por lidhur me këtë situate reagon edhe ish deputeti I Durrësit, Oerd Bylykbashi.

 

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi ngre një pyetje për kryeministrin: është karagjoz apo mashtrues?

 

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Dilemë e vështirë: është karagjoz apo mashtrues?

Edi Rama dje u perball me durrsake qe termeti i ka lene rrugeve. Genjente si ne harados dhe pa u skuqur nga shtatlartesia e kryeministrit qe te ben gjemen e te mbyll gojen.

Atij qe i thoshte na eshte prishur shtepia, ai i thoshte se kishin filluar shume ‎rindertime. Asnje nga ata qe ishin te pranishem nuk e paskeshin patur fatin te ishin mes mijera projekteve.

Atyre qe i thonin se nuk kishin marre ende parate e bonusit te qerase dhe qeradhenesi kerkonte parate, i thoshte se sa kohe kishte letren e bashkise ne dore, qeradhenesi eshte i garantuar. ‎Por asnje nga hallexhinjte qe e pyeten nuk e kishte marre bonusin dhe qeramarresit nuk pranojne letra pa vlere por para te thata.

Nje zonje qe u ankua se po i vidhnin sendet nga shtepia e braktisur dhe nuk kishte polici te ruante, per Edi Ramen ‎ajo fliste pa lidhje. Ajo i tha qe ky ishte fakt. Fundja ate te gjoren kishin vjedhur se ne Surrel eshte Garda e Republikes.

Durrsakeve qe u ankuan se askush nuk po bente riparime, u tha qe qeveria kishte kthyer mbrapsh projektet se qeveria na qenkerkesh shume e preokupuar qe projeketet te jene me standarte, shume te thella e te plota. Nderkohe hallexhinjte as kane pare njeri t'u shkoje ‎e beje verifikime te sakta e jo me projekte.

Kulmi ishte kur e pyesnin se kur do riktheheshin ne shtepite e tyre: " Shihni Italine , ku njerezit kane me shume se dhjete vjete qe ende jane ne shtepi konteiner". Pra u tha mes rreshtave qe meqe ne Itali jane rrugeve tash dhjete vjet, durrsaket do te rrijne njezet e kusur vite.

Edi Rama nuk u shpjegoi edhe pse termeti shkaterroi Durresin, shumica e zonave dhe projekteve te rindertimit qe miratoi qeveria e tij do ti kete ne dore Veliaj ne Tirane. Hienat nuk krahasohen me keta!

Durrsake, ndajeni ju dilemen nese ky person qe ju qeveris eshte karagjoz apo mashtrues. Njesoj si ai jane ata qe i rrine pas ne kete cirk turpi. Edhe po te zgjidhni te dy opsionet bashke, nuk gaboheni aspak. Nje gje eshte e sigurt: sic ju ka vjedhur voten, parate dhe shpresen, po ju vjedh edhe vitet qe jua ka dhene Zoti!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...