Mblidhet Kuvendi i Kosovës, sot votohet për Qeverinë ‘Kurti’

Hënë, 03 February 2020 08:57

Sot pritet që të votohet qeveria e re ‘Kurti’. Siç ishte përcaktuar dhe më herët, ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë në orën 11:00. Ky hap erdhi arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dy krerët e partive, i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa dje konfirmuan arritjen e marrëveshjes për koalicion, pas më shumë se dy muajsh negociatash.

Lideri i LVV në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se janë dakorduar që qeveria e ardhshme t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra. Kurti tha se janë marrë vesh për të gjitha çështjet.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në qeverinë e re ku do të bashkëqeverisim. Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, tha Kurti. Ndërkohë ai tha se ky nuk ka qenë një proces i lehtë.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas nënshkrimit të marrëveshjes në konferencën për media u shpreh se kanë arritur marrëveshje që është në dobi të Kosovës dhe është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vend.

“Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe me bashkëpunëtorët e tij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...