Shkrimtarët shqiptaro - amerikanë solidarizohen me Agron Tufën

Hënë, 03 February 2020 10:25

New York - Më datë 1 shkurt, 2020, (ditën e shtunë) Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në tempullin e gjallë të dijes, kolegjin e njohur « Monroe College » në qytetin Bronx - New York, organizoi një aktivitet – të cilin organizatorët dhe pjesëmarrësit e konceptuan si një akt mbështetjeje dhe solidariteti ndaj kolegut të tyre, poetit dhe shkrimtarit të njohur, z. Agron Tufa, i cili u detyrua të linte atdheun bashkë me familjen.

Më 27 nëntor 2019 Agron Tufa, shkrimtar, poet, publicist dhe ish-Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, kërkoi strehim politik në një vend të Evropës, në Zvicër, për shkak të kërcënimeve të shumta që erdhën ndaj tij, si rrjedhim i veprimtarisë së tij për denoncimin e krimeve të komunizmit – kërcënime këto ndaj sigurisë dhe jetës së tij dhe ndaj familjes së tij, gjë që ai ka denoncuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë tha në këtë tubim se e shikon këtë reagim të tyre nëpërmjet këtij tubimi si një akt të domosdoshëm për t’i qëndruar pranë, të paktën moralisht, cilitdo shkrimtar që përndiqet, përgjohet, kërcënohet dhe persekutohet për shkak të detyrës apo pikëpamjeve të tij politike.

Ky aktivitet tha Kryetari i kësaj shoqate, poeti nga Kosova, Mhill Velaj, është solidariteti ynë i përqëndruar në diskutime, lexime tregimesh të shkurtra, si dhe recitime poezish të zgjedhura nga autori Agron Tufa dhe autor të kësaj shoqate.

Kreu i shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë, zoti Velaj, pasi falenderoi anëtarët e Shoqatës së shkrimtarëve, kryesinë e saj për këtë tubim, një adresim të veçantë falenderimi dha edhe për ata që e përkrahin vazhdimisht Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë, dhe posaqërisht për pjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment të rëndësishëm në solidaritet me Agron Tufën.

Aktiviteti në “Monro College”, u organizua nga Kryesia e Shoqatës se Shkrimtarëve, dhe u moderua nga Kryetari i kësaj shoqate Mhill Velaj.

Ndërsa, e hapi tubimin presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë Adnan Mehmeti, përshëndetën me nga një fjalë rasti, dhe poezi, ish kryetari i kësaj shoqate, shkrimtari Ramiz Gjini, dhe Fitore Gjini, aktori dhe regjizori i njohur Avni Abazi, poeti Ilir Spata, nën/kryetari i Vatrës Pashko Camaj, profesor Mithat Gashi, gazetari Shkumbin Tetaj, poeti dhe shkrimtari Tom Paloka, rapsodi Tomë Gjergji e tjerë… .

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë Adnan Mehmeti, tha:

Të nderuar miq, kolegë, shkrimtarë! Mirë se vini në këtë takim solidarizues me mikun dhe kolegun tonë, shkrimtarin dhe studiuesin e mirënjohur, z. Agron Tufa, i cili kohë më parë, pa dëshirën e tij, u largua nga Atdheu. Andaj jemi mbledhur për ta mbështetur, në momentet ndoshta më të vështira të jetës së tij, sepse a ka gjë të më vështirë se sa të lëshosh atdheun, për të cilin punove, luftove dhe ëndërrove tërë jetën?

Të nderuar pjesëmarrës!
Siç dihet, në vitin 2001 ne shkrimtarët dhe poetët që jetojmë në Amerikë u mblodhëm dhe krijuam Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në krye me Pr. Gjekë Marinaj.

Kjo familje e madhe shkrimtarësh, nuk pranoi asnjë herë dhe nuk do të pranojë të politizojë lidhjen, sepse siç vlerëson shkrimtarja e famshme kanadeze Constancë Rookë,

Shoqata jonë u ndërtua në “ një linjë esenciale në urën e ylberit që ndihmon letërsinë të lartësohet. Ajo bën që të kalojë grupet gjuhësore dhe shtetet dhe ta sjellë botën me fytyrë nga njerëzimi.

Gjithashtu, shkrimtari amerikan Frederic Turner, kandidat për çmimin Nobël për letërsi, në mes tjerash thotë: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë konfirmon zërin e vet në parlamentin e madh të njerëzimit...."

Ne si shoqatë e shkrimtarëve veprimtaritë tona i shtrijmë anembanë Shteteve te Bashkuara. Kësaj here, zhvendosemi në atdheun e origjinës për ta mbështetur kolegun tonë, sepse siç vlerëson shkrimtari i madh Ismail Kadare, “ Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë shërben si një urë komunikimi duke u ndier pjesëtare e "Republikës sonë të Letrave shqipe".

Kjo është më tepër se sa prekëse, më tepër se sa shpresëdhënëse, në çastet kur kemi nevojë.

Në të vërtetë, në këto momente, ne e bashkojmë zërin e protestës për të drejtën e fjalës së lirë.

Agron Tufa u detyrua të linte atdheun bashkë me familjen. Bashkë me të, ne mbrojmë cilindo shkrimtar që kërcënohet apo persekutohet për shkak të detyrës apo pikëpamjeve politike. Ky aktivitet i sotëm do të përqëndrohet në diskutime, lexime të zgjedhura nga autori Agron Tufa, sepse “ Me një poet në xhepin tuaj, ju kurrë nuk do të ndjeheni i vetëm…” shprehet John Adams, presidenti i dytë amerikan. Përballë politikës, letërsia ka qenë dhe mbetet shumë më fisnike. Testin e garës së kujtesës mes politikës dhe një letërsie të lirë në vite e shekuj e ka fituar pikërisht letërsia!

Përballë presionit të mohimit të fjalës së lirë, ne duhet të ngrihemi të gjithë, kudo ku ajo mohohet. Aq më shumë për shkrimtarët shqiptarë. Duhet thënë me zë të lartë se Fjala e Lirë duhet mbrojtur. Liria e krijimit na sjell mirësi! Nëse politika është Arti i Kompromisit, letërsia është kampione e lirisë së kombeve. Të mbrosh veprimin e saj është mesazhi dhe fisnikërimi që i bëjmë Lirisë, por dhe vetes.

Së fundi, është e vërtetë se liria e krijimit është vlera më e bukur që ka krijuar demokracia botërore dhe ajo amerikane në veçanti. Detyra e letërsisë është që të mundësojë njerëzit e botës për të influencuar pozitivisht në emocionet e njerëzve. Këtu është Amerika e lirë për njerëzit e lirë dhe për gjuhët e lira të popujve!
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë ndihet pjesëtare e barabartë e saj. “Detyrë morale e shkrimtarit nuk është që të flasësh siç i pëlqen dikujt, por siç është e vërteta” shprehet profesor Rexhep Qosja.

Mendoj se ky është dhe mesazhi që do të përcjellim te secili shkrimtar i Shoqatës sonë që e mirëpritën angazhimin e pashoq të Kryetarit të palodhur, zoti Mëhill Velaj, i cili ka meritë për këtë nisëm, për këtë takim shumë të rëndësishëm si dhe për përkushtimin në favor të aktiviteve të saja. Ju faleminderit!

Në fund Mhill Velaj - Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë, i cili dhe moderoi këtë tubim lexoi mesazh përshëndetjet që dërguan nga Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare e diaspora, nga shkrimtare, poete dhe publiciste të cilët u solidarizuan me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...