ISHP: Kujdes, gripi vret, infeksionet respiratore në rritje

Hënë, 03 February 2020 13:58

Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informoi sot se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e katërt të 2020.

Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit.

Në javën e 04 të vitit 2020 vërehet një prirje në ritje e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 4% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Në javën 04/2020 aktiviteti i IRA paraqet: prirje në rritje; aktivitet gjeografik të përhapur; intensitet mesatar; impakt mesatar.

Prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 04 (20–26 Janar 2020) janë grumbulluar 405 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA.

Përpara pranimit në laborator kryhet rregullisht monitorimi i cilësisë së mostrës sipas protokolleve standarte. Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të

Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre në 88 (18.4%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 60 (14.8%) virusi i tipit A dhe 28 (6.9%) virusi i tipit B. Nga 60 viruset e tipit A 38 (63.3%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 28 (36.7%) të nëntipit A/H3.

MSHMS dhe ISHP ftojnë të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me  këshilladhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...