Presidenti i PE-së në Tiranë: Të mbushet boshllëku i lënë në hartën e Europës

Hënë, 03 February 2020 15:58

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli e ka nisur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë duke përmendur dy ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në fund të vitit të kaluar në vendin tonë, marrja e përgjigjes negative për hapjen e negociatave dhe tragjedinë e 26 Nëntorit.

Sassoli tha se tragjedia i ka prekur të gjithë dhe shprehu mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë.

Në lidhje me negociatat, ai tha se institucionet e Bashkimit Europian e kanë mbështetur procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si dhe theksoi se në të ardhmen shpresonte që edhe ‘skeptikët’ të reflektojnë dhe ti japin një mundësi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pjesë nga fjala e Kreut të PE:

Është nder i madh të jem në parlamentin shqiptar, në këtë Kuvend, që është shtëpia e demokracisë së shqiptarëve. Bëhet fjalë për vizitën time të dytë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Do kisha dashur të vija më parë t’i takoja, por nuk munda.

Dëshiroj t’iu shpreh afërsinë time qytetarëve shqiptarë, që u goditën nga tërmeti. Jemi përpjekur t’iu përballojmë vështirësitë dhe në këtë moment ka një angazhim nga EB, në mënyrë që edhe investitorë të tjerë të mund të mbështesin vështirësitë e shqiptarëve, të territoreve që u goditën nga tërmeti.

Ju që jeni përfaqësuesit e popullit shqiptar, do doja t’iu thoja se kemi bashkëndarë edhe një moment tjetër hidhërimi, që procesi i anëtarësimit mund të fillonte, por që u ngadalësua.

PE, KE dhe 25 qeveri evropiane ishin të bindur që kjo rrugë duhej të fillohej menjëherë, që para fundit të vitit të kaluar, por nuk ndodhi kështu. Megjithatë, nuk u tha një jo, vetëm sa është shtyrë afati. Ne jemi të bindur që jemi së bashku, kemi të njëjtin vështrim së bashku drejt së ardhmes.

Thoshte mirë më parë kryetari i parlamentit, se ne nisemi nga një ide, që duhet të na shoqërojë edhe në të ardhmen, të pajtojmë hapësirën gjeografike me hapësirën politike dhe t’i bëjmë të mundur hartës së Evropës të mbushë një boshllëk, që është rruga që vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria duhet të fillojnë të përshkojnë për një integrim më të madh për t’u bërë të mundur vendeve tona një integrim më të madh, por sidomos për t’u bërë të mundur vendeve tona të rriten së bashku dhe të rinjve tanë të kenë një vështrim të përbashkët për të ardhmen. Ne duhet ta shohim këtë me optimizëm me besim, kemi një histori për të shkruar së bashku dhe ajo që është shkruar në 27 vende të BE, nuk na mjafton.

Ne mendojmë se së bashku është e mundur të përballemi me sfidat globale, jo të vetëm. Jemi të bindur se ky ndalim, nuk përfaqëson një jo, por është një ngadalësim, bëhet fjalë për një moment tranzicioni, gjatë të cilit patëm mundësi të shohim reagimin e institucioneve shqiptare dhe popullit shqiptar, sepse e kuptuam se nuk doni të hiqni dorë nga reformat e mëdha. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm. Në vendet tona, e sigurisht edhe në Shqipëri, kemi vështirësi shumë serioze.

Ne jemi të bindur se në reflektimin e tyre disa vende nuk kanë sulmuar besimin tuaj, dhe këtë e vumë re. Ashtu siç vumë re javën e kaluar, kur kryetari i parlamentit erdhi më takoi në Bruksel, bashkë me kryeparlamentarët e tjerë, duke treguar se gjithë rajoni po sheh nga BE. Me këtë Shqipëria mund të përbëjë edhe për të tjerët një shembull.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...