'Me ‘KÇK’ Rama pranon që nuk e ka luftuar krimin'/ Mërtiri: Eshtë antikushtetues, jemi të pambrojtur

Tuesday, 04 February 2020 11:26

Paketa e propozuar pak ditë më  parë nmga kreu i qeverisë e quajtur “Anti KÇK” është antikushtetuese.

Këtë vleresim jep aktivisti Ergys Mërtiri i cili shton se qeveria me këtë ligj pranon që në këto 6 vite nuk e ka luftuar krimin.

 Mërtiri theksoi se kjo paketë mund të përdoret si kërcënim për zgjedhjet.

'Rama në thelb punon me popagandë. Paketa mund të vlejë si kërcënim që Rama kërkon ti fusë në anën e tij në zgjedhje. Ne të sekuestrojmë pasurinë nëse nuk paguan gjobën përkatëse. Ligji KÇK mund të sekuestrojë pasurinë pa asnjë mandat gjykate. Është një ligj antikushtetues, ekspozon çdo biznes jemi të pambrojtur tashmë edhe me ligj', tha Mërtiri.

 

Mërtiri ka komentuar edhe qëndrimin e faktorit ndërkombëtar.

'Në rastin e këtij ligji ka pasur reagime jo në nivelin e duhur. Ambasada Amerikane ishte më e luhatur. Është një lloj lodhje e ndërkombëtarëve për tu marrë me çdo gjë, ndaj duket se qëndrojnë indiferent', tha ai.

'Me këtë ligj, Rama pranon që në këto 6 vite nuk ka luftuar krimin. Policia ka qenë me e akuzuar se çdo institucion tjetër për rrjedhje informacioni. Vet qeveria nisi të bëjë Vetting ndaj policisë.

Duhet theksuar se krimi po bashkëpunon me politikën. Ne arrestojmë njerëz që shesin kokoshka në rrugë. Nëse policia bën si duhet detyrën Prokurori nuk mund të mbyllë sytë lehtë. Në një shtet ku ka Kushtetutë dhe ndarje pushtetesh të thuash se po e bëj unë rolin e gjykatës, këtu ke minuar rolin e shtetit', tha më tej Mërtiri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...