Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në çertifikimin e Njësisë së Ekspertëve të Poligrafit në SHÇBA, së parës njësi prej 5 ekspertësh në Shqipëri që do të kryejë testin e poligrafit – testin me makinën e së vërtetës tek anëtarët e SPAK dhe BKH, një investim ky i SHBA.
“Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit”, tha Kim, duke e vlerësuar mjaft procesin që ka nisur në Shqipëri në kuadrin e Reformës në Drejtësi. “SHBA-ja do të vazhdojë t’ju ndihmojë në këtë detyrë dhe në çështje të tjera vitin e ardhshëm. Sikurse me përparimin e reformës në drejtësi, SHBA qëndron në krah të krah të qeverisë së Shqipërisë
Jeni këtu sot pesë persona dhe duket si një pikë uji, por në fakt këtë na e tregon një legjendë, pak mijëra vetë kundër një bote të tërë - kështu që dua t’u them të diplomuarve tuaj se unë besoj në ju dhe popullit shqiptar, unë besoj në ju. Sikurse shumë prej më janë shprehur kur unë nisa punën në Shqipëri, dhe unë dua t’ju them suksese.”