Kryegjyshi Botëror,vizionar i paqes:Nën drejtimin e Albin Kurtit ,populli shqiptar i Kosovës do të zhvillohet më shpejtë

Tuesday, 04 February 2020 12:15

Kryegjyshi Botëror, Shejtëria e Tij H.DEDE Edmond Brahimaj, ka uruar z.Albin Kurti për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Republikes se Kosovë.Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj eshte nderuar edhe  me heret me çmimin e mirënjohjes  nga Zevendes President i Kongresit Hebraik Amerikan, Munr Kazmir, për kontributin e shquar në përhapjen e fjalës së Zotit dhe vlerave më të larta mes njerëzve.

Mesazhi i Plote:

I Nderuar Z Albin !

Kam kënaqësinë dhe mirësinë t’ju uroj Ju në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e Juaj në krye të Qeversisë do të shënojë një hap të ri në  zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës : Zhvillimin, dhe forcimin e  institucioneve, rritjes së rolit të tyre në rrugën drejt bashkimit Europian, punës së gjithanshme të tyre drejt OKB . Ne lusim Zotin dhe kemi besim që nën drejtimin tuaj, Qeveria do të punojë shumë  që populli Shqiptar i Kosovës  të ecë sa më shpejt  në  përparimin dhe zhvillimin e tij, në kuadër të familjes europiane në të cilën ndodhet dhe jeton !

Modifikuar më Tuesday, 04 February 2020 12:35
Login to post comments