Tahiri thumbon Kurtin: Uroj që VV të transformohet nga gjuajtëse domatesh, në negociatore

E Enjte, 06 February 2020 09:16

Në një prononcim për qeverinë e re në Kosovë, ish zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, duke thumbuar veprimet e mëparshme të VV, pret një tranformim të kësaj force politike gjatë ushtrimit të qeverisjes.

Tahiri tha se VV nga gjuajtëse domatesh duhet të demostrojë fuqi dialogu dhe negociimi për tu bërë ballë sfidave brenda dhe jashtë.

Tahiri: Veprimet e VV në opozitës kanë qenë jo vetëm nihiliste por edhe makjaveliste. Kanë dëmtuar imazhin e Kosvës me dhuën kundër institucioneve. Por tani kanë ardhur në pushtet dhe kur merret pushteti, mund të ndryshojë qasja dhe besoj se do të ndryshojë sepse tani janë obligimet e qeverisjes.

Qytetarët presin ndryshime dhe këto ndryshime që ka premtuar ky koalicion qeveritar duhet ti ndryshojnë ata. Unë po pres që VV gjatë qeverisjes të transformohet nga gjuajtëse domatesh, në një qeveri që duhet ti bëjë ballë negociatave dhe sfidave të tjera.

Sipas Tahirit, axhenda e qeverisë është e qartë.

Tahiri: Do të jetë epokë e re nëse do të vinë ndryshime. Axhenda është e qartë, e para mbrojtja e kufijve në dialog me Serbinë, ndalimi i emigrimit të të rinjve duke zhvilluar ekonominë, luftuar korrupsionin dhe duke hapur vende pune. Së treti, Kosova nuk duhet të flasë më me dy zëra si dy vitet e fundit, sidomos për çështjen e kufijve. Së katërti, duhet të ketë një orientim euroatlantik se ideologjitë e majta janë pak problematike. Besoj se alaenca me partnerët strategjikë, ShBA dhe Europën do të jenë të shenjta. 

Ardhja në pushtet e një partie që ka qenë me një trashëgimi shumë në dhunshme në manifestimet opozitare bëri që qeveria të zgjidhet pa prezencën e opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...