“Nuk ka emergjencë”- Lubonja flet për OFL: Propagandë e show. Po mbushin SPAK-un me këto, që të mos hetojë korrupsionin shtetëror

E Enjte, 06 February 2020 22:46

Analisti i njohur Fatos Lubonja thotë se nuk sheh asnjë emergjencë që të justifikojë paketën anti-kçk dhe Operacionin Forca e Ligjit që prej së hënës po vepron me emra të njohur të botës së krimit duke iu verifikuar dhe sekuestruar pasuritë.

Lubonja tha në “Real Story” në News24 se është absurde t’i shkohet një gjykatësi me syze për t’i dorëzuar një letër, e nga ana tjetër se nuk është kjo rruga që duhet të ndiqet.

Për mua operacioni fillon qysh me bërjen e këtij ligji, akt normativ, këtu fillon operacioni që duhet të trajtojmë. Pyetja e parë që duhet të shtrojmë është që një akt i tillë bëhet në kushte emergjente, cila është emergjenca. Fillimisht duket sikur emergjenca ishte që po na ikin këta gjykatësit, po krijojnë pasuri, ndaj shpejt t’i çojmë OFL.

Në se këta do shkojnë me syze tek gjykatësi…zakonisht shkojnë me syze në operacione tek të rrezikshmit, e nëse shkojnë me syze tek gjykatësi për t’i çuar një letër, është absurde, është show. Unë nuk shoh cila është emergjenca. Nuk është problemi se kemi një emergjencë ndaj krimit sidomos kur bëhet fjalë për pasuri që kanë vënë. Ti mund të kesh një emergjencë në rreziqe terrorizmi…Kjo nuk është emergjencë, nëse do ta quajmë emergjencë kemi dekada në këtë emergjencë.

Ne jemi në një emergjencë por e shoh tek gjithë këto pallatet që po ndërtohen me paratë e krimit, me lejet e Erion Veliajt dhe Edi Rama. E shoh tek agresiviteti i krimit për të kapur shtetin. Nëse mendohet se ka emergjencë nuk është kjo rruga. Më mirë të shpëtojnë 100 fajtorë se sa të dënohet një i pafajshëm, thonë romakët”, deklaroi Lubonja.

Ai bëri dhe një arsyetim tjetër. Sipas tij, mund të jetë emergjencë e qeverisë për të zënë SPAK-un me këto hetime që të mos merret me akuzat e tjera të korrupsionit shtetëror.

Kjo që bëjnë këta për 48 orë, bëhet në mënyrë shumë më normale në formë ligjore.
Nëse këta kanë ca lista që i kanë bërë në kohë, normalisht në një shtet normal, një shtet serioz mbledh prova të mjaftueshme për faktin se këto para janë bërë në mënyrë kriminale dhe pastaj arrestohen e mund të shkojnë ata me syze se janë të rrezikshëm këta. Jo çdo shtëpi që sheh. Këtu nuk kemi seriozitetin ndaj dinjitetit të njeriut. Këtu sipas mendimit tim, ka një propagandë, një show që po luftojmë krimin. Ka dhe një emergjencë tjetër, që nëse është, është emergjencë e qeverisë që ka bërë ligjin. Me çfarë shoh po mbushet SPAK-u me akuza, PPP etj, atëherë t’i fusim SPAK-ut të gjithë këto hetime se këto do t’i hetojë SPAK-u, pasi të bëjë policia sekuestrimet, do merret SPAK-u me këto dhe nuk do merret me problemin kryesor, me emergjencën kryesore, hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror, hetimi i pastrimit të parave të krimit nëpër ndërtime që janë kryesore, që çojnë në lidhje me politikën, me këta që kanë bërë ligjin dhe qeverinë”, deklaroi Lubonja./BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...