“VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët”- Meta: Urë e pazëvendësueshme shqiptaro-amerikane

Saturday, 08 February 2020 15:27

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar ekipin e Zërit të Amerikës që prej 77 vitesh transmeton në gjuhën shqipe.

Meta ka takuar drejtuesin e VOA-së në shqip, Elez Biberaj dhe skuadrën e tij, të cilët i ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm, në atë që Meta e quan procesi i demokratizimit të vendit

“Një falënderim dhe një urim të veçantë për ekipin e Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” për përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe.

VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë, veçanërisht duke mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci në periudhën më të errët të izolimit komunist.

Me profesionalizmin e saj, VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet edhe një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, thekson ai.

Meta elez biberaj1

Modifikuar më Saturday, 08 February 2020 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...