“Shqiptarët të mos gënjehen”, Berisha: Rama - show i turpshëm, çnjerëzor i neveritshëm

Saturday, 08 February 2020 18:46

Një show i turpshëm, çnjerëzor i neveritshëm, kështu e ka konsideruar ish kryeministri Sali Berisha administrimin nga qeveria të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Berisha tha se sa të jetë në pushtet Edi Rama, jo 1 mld po të japë komuniteti ndërkombëtar, por edhe 10 miliard euro ai do i shpërdorojë dhe tek qytetarët nuk do mbërrijë asgjë.

“Një show i turpshëm, çnjerëzor i neveritshëm. Po lexoja se qeveria ka vendosur që AKSH-i të financohet me 190 mln lekë për të hapur një portal. A e dini ju që gjithë çka shpenzuar kjo qeveri janë 60 e sa mijë euro, pra as gjysma e asaj që i ka dhënë portalit. Për 51 viktima, ka paguar gjithsej 63 mijë euro, njëlloj si ajo që kishte një viktimë, si ajo që kishte 9. Në logjikën idioteske të policisë, në një vendngjarje, si u vra një, si u vranë 10 quhet, një vrasje. Dhe ky përdori këtë standard të turpshëm të skenave të krimit për të vlerësuar viktimat e tërmetit. Shumica e tyre vrasje shtetërore. Ka shpallur bonuset, në Durrës kanë marrë vetëm 15 % në Tiranë, pothuajse masivisht askush. Mashtrim pas mashtrimi. U zotua, tha nuk kthehem në Shqipëri pa çadrat e dimrit. Janë të gjitha me çadra leckash, çadra vere. Brenda muajit –tha- do evadojmë të gjitha mbetjet nga Durrësit, s’ka evaduar dot as mbetjet e tre pallateve. Asnjë afat, asgjë prej gjëje, por një gjë u them shqiptarëve: Të gënjen njeriu një herë, çdo njeri gënjen, të gënjeu dy herë je gënjyer vete, të gënjeu tre here e merito më keq gënjeshtrën, mos u gënjeni. Jeni njerëz në fatkeqësi, por ta dini mirë, se sa Edi Rama të jetë në pushtet, jo 1 mld po të japë komuniteti ndërkombëtar, por edhe 10 mld euro po t’i dha ju nuk do gëzoni asgjë se do i vjedhë, do i shpërdorojë dhe tek ju nuk do arrijnë. Ka vetëm një rrugë të çliroheni prej tij sa më parë”,  u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...