“Ja kur BE pezullon ose ndalon procesin”, Soreca flet për çeljen e negociatave: Me metodologjinë e re të zgjerimit…

Hënë, 10 February 2020 13:04

“Për shqiptarët nuk ka asnjë plan B lidhur me rrugën e anëtarësimit në familjen evropiane, apo dëshirës për integrimin në BE”. Kështu ka deklaruar sot ambasadori i BE, Luigi Soreca, në një konferencë për shtyp, teksa ka dhënë sot detaje lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit të BE, prezantuar vetëm pak kohë më parë.

Sipas tij, në pranverë dorëzohet raporti me ecurinë e punës që ka bërë Shqipëria, raport qe eshte ne fazen pergatitore.

Ai ka numëruar të dhënat e një sondazhi të bërë lidhur me perceptimin e shqiptarëve për integrimit, dëshirën për anëtarësim dhe cfarë duhet të bëjë ende politika shqiptare.

Ne e dimë që samiti i KE në tetor nuk solli çeljen e negociatave sic kishim shpresuar, kjo është arsyeja që KE është përpjekur të kuptojë pse dhe të gjejë shkaqet, ne duam ta përforcojmë këtë proces, të rikrijojmë këtë besim mes vendeve të Ballkanit, Shqipërisë, dhe BE

“Me metodologjinë e re udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit për ecurinë që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor. BE do përfshihet më shumë, ekspertët e shteteve anëtare do të jenë pjesë e ekipeve ku do të diskutohet.

Për negociatat puna do të jetë më gjithpërfshirëse dhe nuk do të jetë e ndarë në nënfusha të ndryshme. Është bërë thirrje e fortë që shtetet anëtare të kenë mundësi të kthejnë pas procesin e negocimit, nëse nuk do të ketë përparësi, ose do të ketë hapa pas, edhe veprim nga BE. Pra BE do të pezullojë edhe ndalojë negociatat nëse do të jetë e nevojshme. Kjo metodologji po diskutohet në këshill dhe kemi besim se kjo i përmbush të gjitha kërkesat e shteteve anëtare që ishin hezituese në tetor për celjen e negociatave, besoj se do të jemi duke ecur në rrugën e duhur për negociatat në pranverë”- tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...